Kërko

Vatican News
 Francesca Di Giovanni, nuova sotto-segretario della Sezione per i Rapporti con gli Stati  ONU Francesca Di Giovanni, nuova sotto-segretario della Sezione per i Rapporti con gli Stati ONU 

Në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit emërohet nënsekretare një grua: Francesca Di Giovanni

Papa e ka emëruar Francesca di Giovanni në Seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit: do të merret me Sektorin shumëpalësh.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar Dr.shën Francesca Di Giovani, nëpunëse e Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, zëvendës/sekretare të re pranë Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet që janë anëtare e Kombeve të Bashkuara, duke e ngarkuar me detyrën për të ndjekur nga afër sektorin shumëpalësh.

Francesca Di Giovanni, e cila gati që prej 27 vjetësh punon në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ka lindur në Palermo më 1953, është diplomuar në Jurisprudencë. Ka kompletuar praktikën e noterit dhe ka punuar në fushën ligjore-administrative pranë Qendrës Ndërkombëtare ‘Opera di Maria’ (vepër e Lëvizjes kishtare të Fokolarinëve). Që nga 15 shtatori i vitit 1993, punon si nëpunëse në Seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Dr.sha Francesca Di Giovanni ka shërbyer gjithmonë në sektorin shumëpalësh, veçanërisht në çështje që kanë të bëjnë me emigrantët e refugjatët, me të drejtën ndërkombëtare humanitare, komunikimin, ligjin privat ndërkombëtar, statusin dhe të drejtat e grave, pronësinë intelektuale dhe turizmin. Prej sotit Seksioni për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Selisë së Shenjtë ka dy nënsekretarë: Di Giovanni në fakt do të bashkëpunon me Imzot Miroslaw Wachovski, i cili do të merret kryesisht me fushën e diplomacisë bilaterale të Vatikanit.

Vatican News  e L’Osservatore Romano e intervistuan nënsekretaren  e re pranë Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, dr.shën Françeska Di Giovanni.

A u befasuat nga emërimi si zëvendës-sekretare?

Po, absolutisht! Prej disa vjetësh është menduar e folur rreth nevojën e një nënsekretari për sektorin shumëpalësh: një sektor delikat dhe impenjues që ka nevojë për një vëmendje të posaçme, sepse ka modalitetet e tij, pjesërisht të ndryshme nga ato të sferës bilaterale. Por që Ati i Shenjtë do të ma besonte mua këtë rol, sinqerisht nuk e kam menduar kurrë.  Është një rol i ri e unë do të përpiqem të punoj sa më të mirë të jetë e mundur, për t’iu përgjigjur besimit të Atit të Shenjtë, por shpresoj të mos punoj vetëm: do të doja të mbështetesha shumë, që tani, në harmoninë që ka karakterizuar deri tani grupin e punës sonë.

A mund të na shpjegoni se çka është "sektori shumëpalësh"?

Ta themi thjesht, është fjala për marrëdhëniet që kanë të bëjnë me organizatat ndër-qeveritare në nivelin ndërkombëtar, përfshin rrjetin e traktateve shumëpalëshe, të cilat janë të rëndësishme, sepse sanksionojnë vullnetin politik të Shteteve në lidhje me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me të mirën të përbashkët ndërkombëtare: të mendojmë, për shembull, zhvillimin, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e viktimave të konflikteve, kushtet e grave, e kështu me radhë.

Cila është konkretisht puna juaj?

Do të vazhdoj të merrem me atë që kam ndjekur deri tani, brenda Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, megjithëse tani, në rolin e ri, do të kem detyrën e koordinimit të punës së këtij sektori.

Ju jeni gruaja e parë që mbani postin e këtij niveli në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit.…

Po, me të vërtetë, kjo është hera e parë që një grua ka një rol drejtues në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë. Ati i Shenjtë, sigurisht, ka marrë një vendim të ri e reformues, që përveç personit tim, përfaqëson një vëmendje të mëtejshme ndaj grave. Por përgjegjësia lidhet më shumë me detyrën, se sa me faktin që jam grua.

Cili mund të jetë, sipas mendimit tuaj, kontributi specifik i një gruaje në këtë fushë?

Nuk mund të mos i kujtoi fjalët e Atit të Shenjtë në homelinë e 1 janarit të kaluar, gjatë së cilës i thuri - mund të themi – një himn rolit të grave, duke thënë, gjithashtu, se "gruaja është dhuruese e ndërmjetëse e paqes dhe duhet të bashkohet plotësisht me proceset vendimmarrëse. Sepse kur gratë mund t’i transmetojnë dhuratat e tyre, bota është më e bashkuar, më e qetë dhe në paqe“. Do të doja të kontribuoja në realizimin e këtij botëkuptimi të Atit të Shenjtë, me kolegët tjerë që punojnë në këtë sektor të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, por edhe me gra të tjera - e ka shumë prej tyre - që punojnë për të ndërtuar vëllazërimin edhe në përmasën ndërkombëtare. Është më rëndësi të përmendet e të theksohet vëmendja që Papa ka ndaj sektorin shumëpalësh, i cili sot vihet në diskutim nga disa, por në realitet ka një rol themelor në bashkësinë ndërkombëtare. Një grua mund të ketë prirje e aftësi për të gjetur pika të përbashkëta, për t’i kultivuar marrëdhëniet duke pasur përzemër unitetin. Shpresoj që fakti se jam grua të mund të ndikojë pozitivisht në këtë detyrë, megjithëse po këto cilësi sigurisht që gjej edhe në qëndrimin e sjelljen e kolegëve të mi meshkuj.

Në fjalimin e fundit drejtuar Trupit Diplomatik, Papa foli për sistemin shumëpalësh, duke bërë thirrje që të reformohet.

Në kuadrin e Komunitetit ndërkombëtar, Selia e Shenjtë, e ka edhe misionin, për të kuruar e për t’u interesuar që ndërvarësia ndërmjet njerëzve dhe vendeve të zhvillohet sipas dimensionit moral e etik, e natyrisht edhe sipas dimensioneve tjera e aspekteve të ndryshme që karakterizojnë marrëdhëniet në botën aktuale. Gjithsesi, nuk duhet të lodhemi kurrë së inkurajuari dialogun në të gjitha nivelet, gjithmonë në kërkimin e zgjidhjeve diplomatike. Për shembull, Papa në fjalën e fundit drejtuar Trupit Diplomatik kujtoi, mes tjerash, shumë rezultate pozitive që kanë arritur Kombet e Bashkuara, të cilat vit kremtojnë 75 vjetorin e themelimit. Ne duam të vazhdojmë t'i shohim ato si një mjet të nevojshëm për t’ia arritur së mirës së përbashkët, edhe atëherë kur kjo nuk na përjashton nga kërkimi i ndryshimeve apo i reformave, aty ku janë të nevojshme.

15 janar 2020, 13:21