Bosnia ed Erzegovina: Celebrazione del 53. Giornata mondiale delle comunicazioni sociali a Drvar, in Bosnia ed Erzegovina - mons. Tomo Vukšić  Bosnia ed Erzegovina: Celebrazione del 53. Giornata mondiale delle comunicazioni sociali a Drvar, in Bosnia ed Erzegovina - mons. Tomo Vukšić  

Papa emëron Imzot Vukshiç Kryeipeshkëv Koadiutor të Sarajevës, do të zëvendësoj kard. Puljiç

Papa Françesku emëroi kryeipeshkëv koadiutor të Kryedioqezës së Vrhbosnës, Sarajevës (Bosnje-Hercegovinës) Shkëlqesinë e tij Imzot Tomo Vukshiç, i cili do të zëvendësoj kard. Vinko Puljiç

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar kryeipeshkëv koadiutor të Kryedioqezës së Vrhbosnës, Sarajevës (Bosnje-Hercegovinës) Shkëlqesinë e tij Imzot Tomo Vukshiç, duke e transferuar nga Zyra e dioqezës ushtarake e Bosnjës-Hercegovinës. Imzot Vuksiç si koadiutor do të bashkëpunojë me kryeipeshkvin e tanishëm të Sarajevës, kardinalin Vinko Puljiç, i cili ka 74 vjeç, e do ta zëvendësojë  në kohën e largimit të tij nga detyra.

Imzot Tomo Vuksiç është 66 vjeç, ka lindur në Studenci, në dioqezën e Mostar-Duvno. Pasi kreu studimet filozofike-teologjike në Seminarin e Sarajevës, u shugurua meshtar për dioqezën e Mostarit-Duvno, më 29 qershor 1980. Pas shugurimit meshtarak për dy vjet punoi si Vikar i famullisë në Katedralen e Mostarit. Më pas, u dërgua për studime specializimi në Romë, ku mori doktoraturën në Teologjinë ekumenike pranë Institutin Papnor Lindor dhe licencën në Drejtën Kanonike pranë Universitetin Papnor Urbaniana.

Duke u kthyer në dioqezën e tij, u emërua drejtor i Institutit Teologjik në Mostar, si dhe zëvendës-rektor i Fakultetit Teologjik në Sarajevë, duke kryer njëkohësisht edhe veprimtarinë e docentit me disa lëndë në teologji.

Më 2009 u emërua vikar i përgjithshëm i dioqezës së Mostar-Duvno. Është anëtar i Komisionit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes bazë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Bosnjës-Hercegovinës. Më 1 shkurt të vitit 2011 Papa Benedikti XVI e emëroi ipeshkëv të dioqezës ushtarake për Bosnjën e Hercegovinën.

22 janar 2020, 15:15