Kërko

Nunzio apostolico mons. Celestino Migliore Nunzio apostolico mons. Celestino Migliore 

Papa Françesku emëron Imzot Celestino Migliore Nunc tё ri Apostolik në Francë

Francë: Imzot Celestino Migliore nunc i ri apostolik. Ipeshkvijtë francezë, falënderojnë për Papën për "emërimin e shpejtë”.

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku emëroi nunc apostolik në Francë Imzot Celestine Migliore, kryeipeshkёv titullar i Canosa, deri tani nunc apostolik në Federatën Ruse dhe nё Uzbekistanin. Lajmin e dha sot Salla e Shtypit tё Selisë së Shenjtë. Imzot Migliore zё vendin e Imzot Luigi Ventura, dorëheqjen e të cilit Papa e pranoi kohëve tё fundit për "arsye të moshës", pasi mbushi 75 vjeç më 9 dhjetor të kaluar. Ai ishte në kёtё detyrë që nga viti 2009. Përpara emërimit të sotëm dhe pas dorëheqjes së imzot Ventura, udhëheqja e Nunciaturës Apostolike në Paris u sigurua nga mons. Andrea Ferrante, aktualisht këshilltar i parë i Nunciaturës, në cilësinë e tё ngarkuarit me punё.

Aktualisht, 183 shtete të ndryshme të botës kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Atyre u duhet shtuar edhe Bashkimi Evropian dhe Urdhri Ushtarak Sovran i Maltës. 89 ambasada pranë Vatikanit, përfshirë atë të Shqipërisë, e kanë selinë e tyre në Romë. Duhet “t’i bashkojmë forcat” për të kapërcyer “kulturën e ndarjes, që i largon njerëzit nga njëri-tjetri dhe i hap rrugën ekstremizmit dhe dhunës. E shohim këtë gjithnjë e më shumë - tha Papa - në gjuhën e urrejtjes, që përdoret gjerësisht në internet dhe në mediat shoqërore. Në vend të barrierave të urrejtjes, ne parapëlqejmë urat e pajtimit dhe të solidaritetit”. Keshtu u tha, mes tjerash, Papa Françesku ambasadorëve të shteteve të ndryshme për vitin e ri.

11 janar 2020, 17:46