Kërko

Papa në një takim me anëtarët e Akademisë së Shkencave Shoqërore Papa në një takim me anëtarët e Akademisë së Shkencave Shoqërore 

Papa cakton një ekonomist turk nga Harvardi në Akademinë e Shkencave Shoqërore

Papa Françesku emëroi anëtar të Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore, profesorin turk Dani Rodrik, pedagog i ekonomisë politike ndërkombëtare të Ford Foundation, pranë Shkollës së Administrimit “John F. Kennedy” të Universitetit të njohur amerikan Harvard.

R.SH. - Vatikan

Prof. Rodrik është lindur në Stamboll, më 14 gusht 1957. Pas diplomës në Robert College të Stambollit, vijoi doktoraturën në ekonomi, në Universitetin e Princeton-it, në SHBA. Para se të bëhej pedagog i ekonomisë politike ndërkombëtare, ka qenë nxënës i Albert O. Hirschman, ekonomistit të shquar amerikan me origjinë gjermane.

Aktualisht, Dani Rodrik është bashkëdrejtor i rrjetit “Ekonomia për Zhvillimin gjithëpërfshirës” dhe president i Shoqatës Ndërkombëtare Ekonomike. Profesori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimet mbi zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, mbi globalizimin dhe mbi ekonominë politike. Njihet për punimet e tij kushtuar industrializimit, politikës së zhvillimit dhe ekonomisë politike të globalizimit. Ndër çmimet e shumta që ka marrë, mund të përmendim çmimin “Albert O. Hirshman” të Këshillit të Punës Kërkimore në Shkencat Shoqërore (Nju Jork, 2007), si edhe çmimin Leontief, të dy, dhënë për kontributin në zgjerimin e kufijve të mendimit ekonomik, të zhvillimit global dhe të ideve mbi ambientin.

21 janar 2020, 16:57