Papa më 23 shkurt në Bari për Takimin mbi paqen në Mesdhe
R.SH. - Vatikan
Nga kremtimet e lutjes së Mbrëmësores të Javës së 53-të të lutjes për bashkimin e të krishterëve, më 25 janar në orën 17.30 në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, në Romë, ditën e festës së Konvertimit të Shën Palit Apostull, deri te kremtimi i Meshës në Bari të Italisë, më 23 shkurt, me rastin Takimit kushtuar reflektimit dhe spiritualitetit "Mesdheu kufi i paqes".
Brenda kësaj periudhe janë në program kremtimet liturgjike që kryesohen nga Papa në muajt janar dhe shkurt, sipas kalendarit që u bë i njohur sot nga Salla e shtypit e Vatikanit. Të dielën, më 26 janar, Papa do të kryesojë Meshën, me rastin e së Dielës kushtuar Fjalës së Zotit, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa të shtunën me 1 shkurt, në festën e Pagëzimit të Zotit tonë Jezu Krisht, Ditën XXIV Botërore të Jetës Rregulltare të Përkushtuar, në ora 17, do të kremtojë Meshën me anëtarët e instituteve të Jetës së Përkushtuar dhe të Shoqërive të Jetës Apostolike, gjithmonë në Bazilikën e Vatikanit.