Kërko

Viaggio Apostolico in Lituania Lettonia Estonia 2018.09.24  Viaggio Apostolico in Lituania Lettonia Estonia 2018.09.24  

Papa: më 25 janar mbyll javën e lutjes për bashkimin e krishterë

Java e 53-të e lutjes për Bashkimin e të krishterëve 2020, do të mbyllet të shtunën e ardhshme më 25 janar, me kremtimin, kryesuar nga Papa Françesku, të Mbrëmësores në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë.

R.SH. - Vatikan

Vazhdon Java e 53-të e lutjes për Bashkimin e të krishterëve 2020, e cila do të mbyllet të shtunën e ardhshme më 25 janar, me kremtimin, kryesuar nga Papa Françesku, të Mbrëmësores në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë.

Këtë vit, motoja e Javës së Lutjes pёr Bashkimin e tё Krishterëve  18 - 25 janar 2020 është marr nga Veprat e Apostujve: "Na trajtuam me njerëzi", dhe është zgjedhur nga Kishat e Maltës e tё Gozos, tё cilat i kanë përgatitur edhe reflektimet e sugjerimet për kremtimin e kёsaj jave nëpër dioqezat dhe famullit kishtare kudo nё botes.

Tema nga  Libri i Veprave tё Apostujve, 28,2, ku thuhet: "Na treguan një njerëzi tё jashtëzakonshme",  i referohet mbytjes së anijes, me tё cilën Pali Apostull udhëtonte për në Romë, nё zinxhirë, nga e cila përmbytje shpëtoi ai së bashku me bashkatdhetarët e tij në bregun maltez. Këtu, banorët i mirëpriten me njerëzi dhe bujari tё gjithë ata qё shpëtuan nga fundosja e anijes, duke u ofruar ngrohje, ushqim dhe strehim për tre muaj.

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që kremtohet çdo vit ndërmjet 18 e 25 janarit, është pa dyshim një nga frytet më të bukura të këtij dialogu ekumenik, i cili ka nevojë të vazhdohet e sidomos, të vlerësohet nga gjithë besimtarët në Krishtin. 

Kujtojmë se Javë e Lutjes për Bashkimin e të krishterëve u kremtua për herë të parë nga data 18 deri deri më 25 janar të vitit 1908. Që asokohe lëvizja ekumenike ka bërë një rrugë të gjatë, por shpirti i saj mbetet gjithnjë lutja: e kjo, sepse bashkimi i të krishterëve nuk mund të jetë tjetër, veçse dhuratë e Hyjit, që duhet kërkuar vazhdimisht e me këmbëngulje.

Nga lutja buron forca për ta lënë veten në duart e Hyjit, që na pastron e na jep hirin t’i bindemi planit të Tij të shëlbimit. Lutja e ndryshon mendësinë dhe i ndihmon të krishterët t’i shikojnë të tjerët si vëllezër, bij të të njëjtit Atë. Lutja edukon e shoqëron, propozon e transmeton të vërtetën, dritën, jetën, dashurinë, dmth Krishtin, Shëlbuesin e njerëzimit. Pra. nuk duhet të harrojmë se Ekumenizmi është dëshira për të dëgjuar tjetrin e për t’i folur me gjuhën e dashurisë së anasjelltë, në një dialog të thellë, që kthehet në bashkëpunim vëllazëror.

20 janar 2020, 16:55