Kërko

Vatican News
Capodanno, fuochi d'artificio Capodanno, fuochi d'artificio 

Ti, o Zot, na dhuron përsëri një vit të ri!

Ti, o Zot, na dhuron/ përsëri një vit të ri,/ që sigurisht aspak s’e meritojmë./ Përsëri na fton të besojmë në Ty,/ në dashurinë e Atit tënd,/ të shpresojmë, ku nuk ka shpresë,/ të luftojmë, kur beteja/ na duket e bjerrun…/ Një vit të ri fillojmë/ plot me besim se asnjë ditë/ s’do të na mungojë drita jote/ forca jote!

R.SH. - Vatikan

Fillojmë një vit të ri, o Zot
e s’mund të mos shikojmë dritë-hijet
që ndeshen në horizont.
Shpirti na dridhet me mijëra dridhje,
që nuk gjejmë fjalë t’i rrëfejmë,
se na vjen turp, kur shohim tjetrin
që ecën pranë nesh me lot në sy,
e s’mund t’ia terim, e s’duam t’ia terim.
E turp, kur tjetrin
me sy mosbesues e shikojmë
e veten e ndjejmë larg prej tij,
mbyllur në unin tonë,
shumë larg vëllazërisë.

E megjithatë ti na dhuron
përsëri një vit të ri,
që sigurisht aspak s’e meritojmë.
Përsëri na fton të besojmë në Ty,
në dashurinë e Atit tënd,
të shpresojmë, ku nuk ka shpresë,
të luftojmë, kur beteja
na duket e bjerrun.

Një vit të ri fillojmë
plot me besim se asnjë ditë
s’do të na mungojë drita jote
forca jote!
Me të, mes gjëmës së motit
një copë qiell gjithnjë do të shikojmë.
Mëshirë e mishëruar,
Ti i do gjymtyrët e ligshta
të ferishteve ndër djepa,
që në krahët e tu jetojnë.
 Hyr në ditët e Vitit të ri,
si hyn era e lehtë
nëpër dritare të çelur.
Hyr si blerim,
mos ik, pa Ty Viti i Ri
s’ka shije as kuptim!

01 janar 2020, 09:56