Të martirizuar, në emër të Krishtit Të martirizuar, në emër të Krishtit 

Do të shpallen të Lum, 13 martirë të rinj, vrarë në Spanjë e në Guatemalë

Me autorizimin e Papës, Kongregata për Çështjet e Shenjtorëve shpalli disa dekrete të reja: së shpejti do të lumnohen Shërbëtorët e Zotit Benedetto i Santa Coloma de Gramenet me 2 Shokë, si dhe Giuseppe Maria Gran Cirera e Shokë, meshtarë e laikë

R. SH. - Vatikan

Kisha do të ketë 13 të Lum të rinj. Papa Françesku, duke pritur dje  kardinalin Angelo Becciu, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, e autorizoi Dikasterin të shpallë Dekretet, që kanë të bëjnë  me njohjen e martirizimit të Shërbëtorëve të Zotit, Benedetto di Santa Coloma de Gramenet (në shekull Giuseppe Doménech Bonet) e 2 Shokë të Urdhërit të Fretërve të Vegjël, vrarë nga urrejtja për fenë, gjatë Luftës Civile në Spanjë, ndërmjet 24 korrikut e 6 gushtit 1936, si dhe Shërbëtorët e Zotit Giuseppe Maria Gran Cirera me 2 shokë, meshtarë të Misionarëve të Zemrës së Krishtit si dhe 7 shokë laikë, vrarë nga urrejtja për fenë, në Guatemalë, ndërmjet viteve 1980 e 1991.

Papa autorizoi Dikasterin të shpallë edhe Dekretet për njohjen e virtyteve heroike të gjashtë rregulltarëve. Janë: Beato Giovanni Tavelli, ipeshkëv i Ferrarës; Shërbëtori i Zotit Gioacchino Masmitjá y Puig; Shërbëtori i Zotit Giuseppe Antonio Plancarte y Labastida; Shërbëtori i Zotit Giuseppe Pio Gurruchaga Castuariense; Shërbëtori i Zotit Antonio Maria da Lavaur (në shekull Francesco Leone Clergue) dhe Shërbëtorja e Zotit, Maria e Malit të Karmelit, rregulltare e Urdhërit eë karmelitaneve të zbathura. 

24 janar 2020, 14:11