Kërko

 Atë Gonzalo Aemilius Atë Gonzalo Aemilius 

Atë Aemilius është sekretari i ri i posaçëm i Papës

Meshtari uruguajan, Atë Aemilius, të cilin Françesku e njeh që nga viti 2006, zë vendin e lënë bosh dhjetorin e kaluar nga atë Pedacchio.

R. SH. - Vatikan

Njihen që nga viti 2006, që kur kardinali Jorge Mario Bergoglio, kryeipeshkëv i Buenos Aires, i pati telefonuar, sepse donte të dinte diçka më shumë për punën që bënte me fëmijët e rrugës. Meshtari uruguajan, Gonzalo Aemilius, doktor në teologji, do të jetë sekretari i posaçëm i Papës, në vend të atit Fabian Pedacchio, meshtar argjentinas, që punoi përkrah Françeskut nga viti 2013 deri në vitin 2019 e që u kthye  dhjetorin e kaluar në detyrën e  tij  pranë Kongregatës së Ipeshkvijve.

Nip i një gjysheje herbreje, Atë Aemilius lindi në një familje të kamur, nga prindër jo besimtarë. U kthye në fenë e krishterë gjatë mësimeve në lice, i prekur thellë nga buzëqeshja dhe gëzimi, që lexonte në fytyrat e disa prej meshtarëve, që i ndihmon fëmijët e rrugës, më shunmë se nga shfletimi i librave, që flasin për mëshirën e Zotit. E më vonë nisi të ecë në gjurmët e mësuesve, gjurmë që tani e sollën në Vatikan, pranë Papës, i cili kujdeset aq shumë pikërisht për të pastrehët , “bijtë e rrugës”, nevojtarë për dhuratën e një fjale të mirë e të një buzagazi!

26 janar 2020, 16:07