Vatican News
2018.12.31 Vespri e Te Deum 2018.12.31 Vespri e Te Deum  (Vatican Media)

Lutja e falënderimit ‘Te Deum’

Ty, o Zot, të levdojmë, Ty të madhnojmë, o Zot./ Ty, Atë i amshuem, mbarë bota të nderon. / Ty të këndojnë gjithë Engjujt, / Ty Qiella e të gjith Pushtetet: / Ty Kerubinat e Serafinat të këndojnë pa pushim:/ Shêjt, Shêjt, Shêjt âsht Zoti, Hyu i ushtrive./ Qiella e toka janë plot me lumni tande.

R.SH. - Vatikan

Sot, Natën e Shën Silvestrit dhe të Viti të Ri, çdo bashkësi e krishterë sonte mblidhet për t’i kënduar Zotit himnin ‘Te Deum’, këngën tradicionale të lavdërimit e të veprimit të hirit të të Shenjtueshmes Trini në jetën tonë njerëzore.

E duke e kënduar të lutemi: Ndihmoi bijtë e tu, o Zot, që u shpërblen me gjakun tënd të çmuar. Mbroji, me mëshirën tënde Hyjnore, banorët e qyteteve e fshatrave tona, në të cilët, ashtu si gjetiu, mbi jetën e njerëzve e të familjeve peshojnë rëndë mungesat dhe varfëria, ta shikojnë me besim ardhmërinë.

“Ti je shpresa jonë” S’ do të jemi të pështjelluar në amshim!”. Himni madhështor “Te Deum” mbyllet me këtë brohori feje e besimi të plotë në Hyjin e me këtë shpallje solemne të shpresës sonë, përmes së cilës na bën thirrje ta shikojmë shpresën tonë krejtësisht si shpresë për të tjerët, për të gjithë njerëzit.

T’i lutemi, pra, Zotit ta bëjë secilin nga ne, tharm të vërtetë shprese e dashurie në mjediset e ndryshme, që të mund të ndërtohet për të gjithë, pa dallim e pa përjashtim, një ardhmëri më e mirë. E ky është urimi ynë, për të gjithë ju miq e dëgjues të nderuar, Natën e Vitit të Ri, urim që ia besojmë ndërmjetësisë amtare të Shën Marisë Virgjër, Nënës së Hyjit e Yllit të shpresës.

Lutja e falënderimit ‘Te Deum’  në fund të vitit kompozuar nga Shën Niketa, ilir.

Lutja e falënderimit - ‘Te Deum’- drejtuar Zotit në fund të vitit është kompozuar nga Shën Niketa, ilir.  Shën Niketa, apo "shën Niketa i Remessiana-s" (tek sllavët: "sveti Nikita") jetoi në shekullin IV, pak a shumë në të njëjtën kohë me Shën Jeronimin. I njohur edhe me emrin "shën Niketa i Dardanisë", ai kompozoi himnoren e mirënjohur "Te Deum, laudeamus" - "Ty Zot të lavdërojmë". Të paktën që nga fillimi i shekullit të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë "Niceta of Remessiana", dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë Shën Niketa shkruan me dorën e tij: "Dardanus sum" - jam Dardan.

Latinisht

Te Deum laudámus:

te Dóminum confitémur.

Te ætérnum Patrem,

omnis terra venerátur.

Tibi omnes ángeli,

tibi cæli

et univérsæ potestátes:

tibi chérubim et séraphim

incessábili voce proclámant:

Sanctus, Sanctus, Sanctus,

Dóminus Deus Sábaoth.

Pleni sunt cæli et terra

maiestátis glóriæ tuæ.

Te gloriósus

apostolòrum chorus,

te prophetárum

laudábilis númerus,

te mártyrum candidátus

laudat exércitus.

Te per orbem terrárum

sancta confitétur Ecclésia,

Patrem imménsæ maiestátis;

venerándum tuum verum

et únicum Fílium;

Sanctum quoque

Paráclitum Spíritum.

Tu rex glóriæ, Christe.

Tu Patris sempitérnus es Filius.

Tu, ad liberándum susceptúrus hóminem,

non horrúisti Virginis úterum.

Tu, devícto mortis acúleo,

aperuísti credéntibus regna cælórum.

Tu ad déxteram Dei sedes,

in glória Patris.

Iudex créderis esse ventúrus.

Te ergo quǽsumus,

tuis fámulis súbveni,

quos pretióso sánguine redemísti.

Ætérna fac cum sanctis tuis

in glória numerári.

Salvum fac pópulum tuum, Dómine,

et bénedic hereditáti tuæ.

Et rege eos, et extólle illos

usque in ætérnum.

Per síngulos dies benedícimus te;

et laudámus nomen tuum

in sǽculum, et in sǽculum sǽculi.

Dignáre, Dómine,

die isto sine peccáto nos custodíre.

Miserére nostri, Dómine, miserére nostri.

Fiat misericórdia tua,

Dómine, super nos,

quemádmodum sperávimus in te.

In te, Dómine, sperávi:

non confúndar in ætérnum.

 

Përkthimi  'Te Deum-it' në shqipen zyrtare

Ne të lavdërojmë, o Hy,

Të shpallim Zot.

O Atë i amshuar, toka mbarë të adhuron.

Ty të këndojnë Engjëjt,

E mbarë Pushtetet qiellore:

Shenjt, Shenjt, Shenjt,

Zoti Hyji i gjithësisë.

Qielli e toka janë plot me lumni tënde.

Të brohoret kori i Apostujve,

Radha e ndritshme e martirëve,

Profetët njëzëri të lavdërojnë,

E Kisha Shenjte shpall lumninë tënde,

Birin tënd të vetëm adhuron

E Shpirtin Shenjt ngushëllues.

O Krisht, mbret i lumturisë,

Bir i amshuar i Atit,

Ti linde nga Virgjëra Nënë për shëlbim të njeriut.

Ngadhënjyes mbi vdekjen,

Ia hape portat e qiellit besimtarëve.

Ti rri në të djathën e Atit,

Do të vish të gjykosh botën në fundin e kohëve.

Ndihmoi bijtë e tu, o Zot,

Që i shpërbleve me gjakun tënd të çmuar.

Pranoi në lumninë tënde,

Në tubimin e shenjtorëve.

Shpëtoje popullin tënd, o Zot,

Priji e mbroji bijtë tu.

Çdo ditë të bekojmë,

Lavdërojmë përgjithmonë emrin tënd.

Denjohu, o Zot,

Të na ruash pa mëkat.

Me ne qoftë gjithmonë mëshira jote:

Në ty shpresuam.

Mëshirë, o Zot, mëshirë për ne.

Ti je shpresa jonë

S’ do të jemi të pështjelluar në amshim!

 

Varianti i parë gegnisht

Ty, o Zot, të levdojmë, Ty të madhnojmë, o Zot.

Ty, Atë i amshuem, mbarë bota të nderon.

Ty të këndojnë gjithë Engjujt,

Ty Qiella e të gjith Pushtetet:

Ty Kerubinat e Serafinat të këndojnë pa pushim:

Shêjt, Shêjt, Shêjt âsht Zoti, Hyu i ushtrive.

Qiella e toka janë plot me lumni tande.

Ty t’levdon vallja e lumnueshme e Apostujve.

Ty çeta e levdueshme e Profetve.

Ty t’levdon urdia e kandritun e Martirve.

Ty t’dishmon Kisha shêjte në tanë boten:

Nji të vetmin Birin tand adhron,

 E Shpirtin Shêjt ngushlluesin.

Ti je, o Krisht, Mbreti i lumnisë.

Ti Biri i amshuem i Atit.

Ti, per me krye librimin e njerzve,

 nuk e perbuze krahnorin e nji Vashe;

Ti, mbasi e ndrydhe fuqinë e dekës,

u çile besimtarve Mbretninë e Qiellve.

Ti rrin ne e djathten e Zotit, në lumninë e Atit.

Prej kah besojmë se ke me ardhë porsi gjyqtar.

Ty pra po të lutemi: Eja në ndihmë të shërbtorve tú,

qi Ti i shpërbleve me Gjakun Tand të paçmueshem.

Bân qi të kemi pjesë me Shêjten tú

në lumninë e amshueshme.

Pështoje, o Zot, popullin tand e bekoje trashigimin tand.

E drejtoi këta e naltoi deri n’amshim.

Na të bekojmë Ty  ditë per ditë.

E e levdojmë emnin tand per shekuj të shekujve.

Denjou, o Zot, me na ruejtë pa asnji mëkat.

Të keshë dhimbë për ne, o Zot: të keshë dhimbë për ne.

U reshtë, o Zot, mishrira jote permbi ne,

njashtu si shpresuem në Ty.

Në Ty, o Zot, kam shpresue:

s’ do të mes kurrë i topitun!

30 dhjetor 2019, 16:18