Mons Charles Scicluna Mons Charles Scicluna 

Scicluna:”Zgjedhje epokale që heq pengesat e lehtëson bashkëpunimin”

Njoftimi vjen në ditëlindjen e tij të 83-të: Papa Françesku ka shfuqizuar "sekretin papnor" mbi rastet e abuzimit, dhunës seksuale dhe pedopornografisë nga ana e klerikëve në dëm të të miturve. Ky është efekti i Resctriptun ex audientia (dokumentit të nënshkruar nga Papa pas një audience) botuar sot, me të cilin shpallet Udhëzimi ligjor "Mbi fshehtësinë e shkaqeve".

R.SH. - Vatikan

Njoftimi vjen në ditëlindjen e tij të 83-të: Papa Françesku ka shfuqizuar "sekretin papnor" mbi rastet e abuzimit, dhunës seksuale dhe pedopornografisë nga ana e klerikëve në dëm të të miturve. Ky është efekti i Resctriptun ex audientia (dokumentit të nënshkruar nga Papa pas një audience) botuar sot, me të cilin shpallet Udhëzimi ligjor "Mbi fshehtësinë e shkaqeve". "Një zgjedhje epokale”. Kështu shprehet kryeipeshkvi i Maltës Imzot Charles, Ndihmës Sekretari i Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë, duke përshëndetur reskriptin e Papës botuar të martën më 17 dhjetor 2019 në këtë intervistë me Radio Vatikanin – Vatican News.

Çfarë rëndësie ka vendimi i Papës për të shfuqizuar e sekretit papnore në rastet e dhunës e të abuzimeve të fëmijëve?

Mbaj mend se në takimin e ipeshkvijve që Ati i Shenjtë Françesku e pati thirrur në muajin shkurt 2019 ishte një ditë e tërë kushtuar transparencës. Pastaj, me ligjin e ri "Vos estis lux mundi" të majit 2019, Ati i Shenjtë Bergoglio filloi edhe të zbatojë vendimet e marra në shkurt. Ky është një tjetër hap shumë i rëndësishëm sepse kujtoj që gjatë diskutimeve, në takimin e shkurtit të kaluar, u fol shumë dhe mënyrë të përsëritur rreth sekretit papnor pothuajse ishte një pengesë për informacionin e duhur që duhej dhënë viktimës dhe komunitetit. Sipas mendimit tim, ky vendim është epokal në kontekstin e institutit ligjor (juridik) të sekretit papnor dhe vjen në kohën e duhur.

Çfarë ndryshon konkretisht pas këtij vendimi?

Për shembull, ne shohim pengesat që ishin deri në këtë moment: viktima nuk kishte mundësi të dinte vendimin e gjykatës që pasonte ankesën e tij, sepse ishte sekret papnor. Edhe komunikime të tjera kishin, gjithashtu, pengesa, sepse sekreti papnor është një sekret i nivelit shumë të lartë në sistemin e konfidencialitetit në të Drejtën kanonike, do të thotë në të Drejtën e Kishës. Tani lehtësohet edhe mundësia e mbrojtjes së komunitetit dhe njohja e rezultatit të një sentence gjyqësore.

A do të thotë shfuqizimi i sekretit papnor se dokumentet do të bëhen publike?

Jo nuk do të bëhet publike, por, për shembull, lehtësohet mundësia e një bashkëpunimi më konkrete me Shtetin, në kuptimin që dioqeza e cila ka dokumentacionin tani nuk është më e lidhur me sekretin papnor dhe mund të vendosë – siç edhe duhet – për të bashkëpunuar mirë, duke u transmetuar kopjen e dokumentacionit autoriteteve civile. Vetë reskripti papnor, ky ligj i ri, flet edhe për nevojën e mbrojtjes së sferës private të personit, të reputacionit të mirë të njerëzve që janë të përfshirë si dhe të dinjitetit të tyre. Një farë maturie dhe kujdesi ndaj sferës personale private të personit kërkohet gjithmonë në fushën penale dhe kjo garantohet. Por kjo nuk do të thotë se dokumentacioni bëhet çështje publike, por lehtësohet bashkëpunimi me shtetin dhe me organizmat e tjerë që kanë të drejtën e njohjes së dokumentacionit.

17 dhjetor 2019, 13:43