Il Papa con il Consiglio dei Cardinali Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 

Papa: reforma e Kuries Romake; nga sot mbledhja e 32-të e Këshillit të Kardinajve

Sot paradite në Vatikan filloi Mbledhja e 32-të e Këshillit të Kardinajve, në praninë e Papës Françesku, që po punon për reformën e Kuries Romake.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite në Vatikan filloi Mbledhja e  32-të e Këshillit të Kardinajve, në praninë e Papës Françesku, që po punon për reformën e Kuries Romake. Kështu njofton Buletini i zyrës së shtypit të Vatikanit. Punimet e Këshillit të Kardinajve do të vazhdojnë deri të mërkurën më 4 dhjetor.

Objektivat dhe përbërja e Këshillit të Kardinajve

Papa Françesku, kujtojmë, e themeloi Këshillin e Kardinajve me Kirografin e 28 Shtatorit 2013, me qëllimin kryesor për t’u këshilluar me të në qeverisjen e Kishës universale dhe me detyrën e studimit të një projekti për një Kushtetutë të re Apostolike të Kuries Romake.

Mbledhja e parë u mbajt nga 1 deri më 3 tetor 2013, ndërsa e fundit nga 17 deri më 19 shtator të këtij viti. Aktualisht, Këshilli i Kardinajve është i përbërë nga gjashtë kardinaj: koordinatori, kard. Óscar Andrés Rodríguez Maradiaga, kryeipeshkëv i Tegucigalpas, kard. Giuseppe Bertello, president i Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit, kard. Osëald Gracias, kryeipeshkëv metropolit i Bombejit, kard. Reinhard Marx, kryeipeshkëv metropolit i Mynihut dhe Frizingës, kard. Sean Patrick O'Malley, kryeipeshkëv i Bostonit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin. Po ashtu të pranishëm në Këshill janë edhe imzot Marcello Semeraro, ipeshkëv i Albanos, sekretar, si edhe imzot Marco Mellino, ipeshkëv titullar i Cresima-s, ndihmës sekretar.

02 dhjetor 2019, 14:43