Accensione albero di natale Accensione albero di natale 

Për shumë vjet Krishtlindjen! Gëzuar!

Urojmë që në këtë Krishtlindje Krishti Foshnje të hyjë në zemrat tona, t’i ndriçojë e t’i ngrohë familjet e shtëpitë tona, të sjellë paqe, shpresë e dashuri në qytetet e fshatrat tona, t’i japë njerëzimit mbarë paqen. Ky urimi ynë për të gjithë ju, që na dëgjoni e shoqëroni çdo ditë.

R.SH. - Vatikan

Për shumë vjet Krishtlindjen! Gëzuar!

Urojmë që në këtë Krishtlindje Krishti Foshnje të hyjë në zemrat tona, t’i ndriçojë e t’i ngrohë familjet e shtëpitë tona, të sjellë paqe, shpresë e dashuri në qytetet e fshatrat tona, t’i japë njerëzimit mbarë paqen.

Ky urimi ynë për të gjithë ju, që na dëgjoni e shoqëroni çdo ditë.

Sot një dritë e shkëlqyer zbriti mbi tokë... Është Lindja e Krishtit! Ngjarje historike e mister i dashurisë, që prej më se dymijë vjetësh u flet burrave e grave të çdo epoke e të çdo vendi!

Është dita e shenjtë, në të cilën vezullon drita e madhe e Krishtit, që sjell paqen! E, për ta njohur, duhet përvujtëri e vullnet të mirë.

Përvujtëria e Marisë, që besoi në fjalën e Zotit dhe adhuroi e para, e përkulur mbi grazhd, Frytin e kraharorit të saj – Jezu Krishtin; përvujtëria e Jozefit, njeriut të drejtë, që pati guximin e fesë e iu duk më e arsyeshme t’i bindej Zotit, se sa të ruante namin e vet të mirë;

Përvujtëria e barinjve, e të varfërve, e njerëzve të panjohur, që pranuan kumtin e lajmëtarit qiellor dhe u nisën për ngut drejt Shpellës, ku gjetën Foshnjën Hyjnore të sapolindur dhe, të mrekulluar, e adhuruan, duke lavdëruar Hyjin.

Urojmë, prandaj, që Krishti, i lindur për ne, na frymëzoftë të punojmë për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve, ngushëlloftë të sëmurët, paqëtoftë të vuajturit, ndihmoftë ata që këtë ditë të madhe e kalojnë pranë vëllezërve më nevojtarë.

Po ju propozojmë një lutje të kardinalit Angelo Comastri shkruar me rastin e Krishtlindjes, me titullin:

“Varfanjakut të Betlehemit”

O Zot, në sa koha i shkatërron të gjitha shpresat,
e vetmja shpresë mbetesh Ti!
Në sa shekuj e shekuj me mijëra
kalojnë e zhduken,
Ti mbetesh përherë i ri.
Ti ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë.
Në sa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë
një fytyrë që gënjen e grimcohet,
Ti prap na mahnit, na josh përsëri
veç me varfërinë e Betlehemit.
O Zot, lodhur janë fjalët,
premtimet vijojnë të përsëriten
e të kundërshtojnë vetveten pambarim.
Po flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet,
etja për dritë rilind pambarim;
e pritja lulëzon përsëri.
Presim diçka, presim Dikë.
Të presim Ty, o Foshnje e varfër e Betlehemit,
je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon,
Ferishte e Betlehemit,
je pasuria që ne s’e kuptojmë,
Ti, varfanjak i Betlehemit,
je paqja që aq fort na mungon.
O Zot, i lindur në Betlehem,
qytet i varfërisë e i vogëlsisë sonë,
vrapojmë pranë Marisë,
të të shikojmë me sy,
të të duam me zemër,
për të qenë, më në fund, me Ty, të lum,
o Varfanjak i Betlehemit,
se vetëm Ti mund të na dhurosh,
një rreze drite në errësirën tonë.
Amen

Për shumë mot nga redaksia shqipe e Radio Vatikanit - Vatican News

 

25 dhjetor 2019, 15:22