Kërko

GREECE-EUROPE-MIGRANTS GREECE-EUROPE-MIGRANTS 

Papa: pret 43 refugjatë nga ishulli Lesbos

Do të vijnë në Itali me kard. Krajewski. Strehimi pranë Shën Egjidit

R.SH. - Vatikan

Sot lëshmotari i Papës, kardinali Konrad Krajewski, me mandatin e Atit të Shenjtë Françesku, shkoi në ishullin grek të Lesbos me disa përgjegjës të Komunitetit të Shën Egjidit, dhe do të kthehet në Itali të mërkurën me një grup prej 33 refugjatësh që kërkojnë azil politik. Operacioni do të përfundojë në dhjetor, kur 10 refugjatë të tjerë do të shoqërohen në Itali, duke filluar kështu procedurat për kërkesën e mbrojtjes ndërkombëtare. Pritjen e refugjatëve do të marr përsipër Selia e Shenjtë, nëpërmjet Lëmoshëtarisë dhe komunitetit të Shën Egjidit.

02 dhjetor 2019, 14:28