Nënë Tereza, me gishtin drejtuar nga qielli, më bëri të mos e lëshoj pendën
R. SH. - Vatikan
“Ia kushtoj Zotit tonë Jezu Krishtit”. Kardinali Comastri, mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit, kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Pjetrit dhe President i Fabrikës së Shën Pjetrit, e nisi kështu fjalimin e falënderimit për dorëzimin e Laurës në letërsi
Librat e tij, mjet për ungjillëzimin
Motivacioni i Laurës, i lexuar këto ditë me solemnitet nga Rektori i madh i të njëjtit Universitet amerikan, në skenën sugjestive të Bibliotekës të Fabrikës së Shën Pjetrit, vë theksin mbi prodhimin e madh letrar të kardinalit Comastri: më se njëqind libra të botuar që nga vitit 1974 deri më sot e të përkthyer në shumë gjuhë: nga gjuha spanjolle - tek ajo japoneze. Libri i tij kushtuar Nënë Terezës, titulluar “Njoha një Shenjtore: Nënë Tereza e Kalkutës” mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe, në faqen tonë të internetit.
Komastri: dy shenjtorë më “urdhëruan” të bëhem shkrimtar
Shtytjen për të vijuar shkrimet - kujton kardinali Comastri - e mora nga dy shenjtorë. Së pari, nga Nënë Tereza që, me gishtin e ngritur drejt qiellit, më pati thënë se po të mos vijoja të merrem me shkrime, do të përgjigjesha para Zotit. Së dyti, nga Gjon Pali II. Sa herë përfundoj një libër, them me vete: ky është i fundit. Duke e ditur mirëfilli se po gënjej veten. Nuk mund ta tradhtoj pendën. Libri i fundit, që do të dalë së shpejti nga Shtëpia Botuese e Shën Palit, titullohet “Mjaft më i gënjyem të rinjtë”. Kam në kantier edhe tre libra të tjerë, shton. Vijoj të shkruaj, sepse letërsia mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të ungjillëzuar.