Kërko

 Kardinali Tagles Kardinali Tagles 

Kardinali Tagle është Prefekt i ri i Propaganda Fides

Kardinali Filoni është Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Varrit Shenjt. Kryeipeshkvi i Manilës zë vendin e tij, në krye të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve

R. SH. - Vatikan

Kardinali kryeipeshkëv i Manilës, Luis Antonio Tagle, është Prefekti i ri i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Emërimi nga ana e Papës, u njoftua sot, e dielë,  8 dhjetor.

Prefekti aktual, Fernando Filoni, ngarkohet me detyrën e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit të Varrit Shenjt, në vend të kardinalit Edwin Frederick O’Brien, që jep dorëheqjen pasi në prill 2019 ka mbushur 80 vjeç.

08 dhjetor 2019, 14:23