Vatican News
2019.12.30 Cardinale Prosper Stanley Grech 2019.12.30 Cardinale Prosper Stanley Grech  (@VaticanMedia)

Ndërroi jetë kardinali e teologu Prosper Grech, frat augustinian

Ishte 94 vjeç. Pati mbajtur meditimin e Konklavit të 2013-tës, nga i cili u zgjodh Papa Bergolio. U krijua kardinal nga Benedikti XVI. Njohu nga “afër” Papën Montini dhe Luciani. Fotograf për pasion dhe ekspert i patristikës.

R.SH. - Vatikan

Fotograf për pasion e mund të themi edhe për profesion, Atë Grech qe meshtari që e dëgjoi rrëfimin e fundit, në qershor të vitit 1963, të kardinalit të atëhershëm të Milanos, Giovanni Battista Montini, përpara se ky i fundit të zgjidhej Papë me emrin Pali VI dhe i takoi gjithnjë atij, si kardinal i moshuar augustinian, 50 vjet më pas, të mbante meditimin para 115 kardinajve të mbledhur në Konklavin e 2013-tës, që çojë në zgjedhje në selinë e Pjetrit Papën Françesku. Këto janë disa nga tiparet më të rëndësishme e të pabesueshme të jetës së gjatë të kardinalit maltez, ekspert i patristikës dhe i Biblës, Prosper Grech që ndërroi jetë më 30 dhjetor, në moshën 94 vjeç, në Romë.

Atë Grech vetëm para pak ditësh i pati mbushur 94 vjet. Lindi në Birgu (fitues) në ishullin e Maltës më 24 dhjetor të vitit 1925; gjithnjë në ato ditë u pagëzua me emrin Stanley, të cilin e ndryshoi pastaj në Prosper në momentin e hyrjes së tij në Urdhrin rregulltar Augustinian. Në vitin 1944 Atë Grech bëri kushtet e tij të para të jetës rregulltare pranë Familjes rregulltare augustiniane. Në vitin 1946 eprorët e dërguar në Romë pranë kolegjit ndërkombëtar  'Shën Monika' për studime të tejshme. Më 25 mars 1950 u shugurua meshtar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Më 1953 përfundoi studimet pranë Universitetit Papnor Gregoriana në Romë me Licencën dhe Doktoraturën në teologji me tezën ‘Hyji dhe falja e mëkateve në teologjinë angleze moderne’. Ndërkohë frekuentoi kurset mbi Shkrimin e Shenjtë pranë Institutit Papnor Biblik në Romë ku kreu Licencën Në vitin 1951 kreu një diplomë tjetër në psikologjinë e edukimit në Friburg, në Zvicer. Më 1965 u thirr në drejtimin e Institutit teologjik agostinian. Më 1970 u thirr si profesor i hermeneutikës në Institutin Papnor Biblik në Romë (në këtë detyrë prestigjioze u thirr nga jezuiti Carlo Maria Martini për njohuritë që kishte në fushën e mësimeve të Rudolph Bultmann ) ku qëndroi deri më 2002. Nga viti 1971 e deri më 1989 qe edhe profesor i teologjisë biblike pranë Universitetit Papnor të Lateranit.

Më 1984 u emërua këshilltar i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë dhe më 1998, prefekti i asaj kohe i kësaj Kongregate, kardinali Joseph Ratziner e dërgoi në Indi si vizitator apostolik i Seminareve. Më 2003 u emërua anëtar i Akademisë Teologjike Papnore (Path) e më 2001 anëtar i Komisionit Biblike Papnor (Pcb). Atë Grech u njoh nga “afër” me kardinalin Joseph Ratzinger, i cili kur u bë Papë e krijoi kardinal ( së bashku me emra tjerë të rangut të lartë si jezuiti Karl Josep Becker e Julien Ries) më 18 shkurt 2012. Më 8 shkurt të njëjtit vit u shugurua ipeshkëv në Kon-katedralen e Shën Gjonit në Maltë. Jeta e gjatë e atë Grech pati kapituj të tjerë të jashtëzakonshëm me shije të pabesueshme: brenda mureve të Augustinianum në Romë mori pjesë në shumë shpëtime të hebrenjve gjatë papnisë së Piut XII dhe njohu nga "afër" patriarkun e Venecies Albino Luçiani që u bë Papa Gjon Pali I e madje rrezikoi të bëhej edhe " sekretar i tij...". "Atë Grech ishte me të vërtetë i mirë e simpatik,  njeri i përvuajtur, siç tregoi para disa vjetësh atë Grech, "fshihej... Por ishte i përzemërt dhe i papërtueshëm”. Miqësia e veçantë me Papën Montini qe një miqësi e lidhje tjerët e veçantë që kishte edhe me artistin e skulptorin e dashur nga Papa, nga Concesio: Lello Scorzelli. Emri i Kardinalit Grech është i lidhur edhe me fondacionin (së bashku me sivëllain rregulltar Agostino Trappé) e Institutit Patristikum Augustinium më 1969.

Mesha e dritës dhe funerali do të kremtohen më 2 janar 2020 në altarin e Katedrës në Bazilikën e Vatikanit në orën 11.30.

31 dhjetor 2019, 12:11