Kërko

 Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori 

Krishtlindja, shtegtim atje, ku dashuria e Zotit iu dëftua mbarë botës

Kisha tregon besimtarëve në ç’ udhë shpirtërore duhet të ecin, që të përgatiten për Krishtlindje, për të takuar Zotin Foshnje, që lindi mёse dymijë vjet më parë në një Shpellë të thjeshtë nё Betlehem, që rilind çdo vit në zemrat e besimtarëve, në pritje. Kohët ndryshojnë, po Zoti mbetet Një i vetëm: i dëftohet çdo njeriu, duke i kujtuar se erdhi ta shpëtojë, t’i dhurojë Dritën e madhe, jetën e pasosur.

R.SH. - Vatikan

Është Koha e Ardhjes. Kohë e pritjes. Koha e Ardhjes ёshtё kohё pritjeje. Kohë e përgatitjes shpirtërore. Dhe besimtarët presin dëftimin e Zotit, që vjen përsëri mes nesh, kёtё Ardhje e shprehin shumё bukur simbolet e Krishtlindjes si a Shpella e Betlehemit e Pema e Krishtlindjes. Po, a mund të pritet një Zot, pa u përgatitur mirë për ardhjen e Tij? Duke u nisur nga shekulli IV, Kisha filloi t’u tregojë besimtarëve në ç’ udhë shpirtërore duhet të ecnin, që të përgatiteshin për Pashkë.

E, në shekullin IV, edhe për Krishtlindje, për të parë Dritën e Madhe, për të takuar Zotin Foshnje, që lindi mёse dymijë vjet më parë në një Shpellë të thjeshtë të Palestinës, nё Betlehem, që rilind çdo vit në zemrat e besimtarëve, në pritje. Shekujt i zënë vendin njëri tjetrit, kohët ndryshojnë, po Zoti mbetet Një i vetëm: i dëftohet vit për vit njeriut, çdo njeriu, duke i kujtuar se erdhi ta shpëtojë, t’i dhurojë Dritën e madhe, jetën e pasosur.

Kohët ndryshojnë, po rruga, e cila na çon në Shpellën e Betelehemit, është po ajo, që ishte më se dymijë vjet më parë, kur Zoja Mari e Jozefi prisnin, e përgatiteshin. Me ta presim e përgatitemi edhe ne! Ju ftojmë, prandaj të meditojmë së bashku për historinë e Kohës së Ardhjes, pёr kuptimin e saj teologjik, pёr domethënien e kremtimit tё Krishtlindjes në ditët dhe nё jetën tonё.

Koha e Ardhjes ka kuptim për faktin se rijetojmë pritjen, ardhjen e Krishtit, por kush e bën të pranishëm Krishtin në Kishë e në histori, është Shpirti Shenjt. Ai erdhi mbi Shën Marinë e në këtë Kohë Ardhjeje duhet të vijë mbi të gjithë të krishterët. E Shpirti Shenjt vjen. E rëndësishme është që njerëzit ta dëshirojnë këtë, ta presin, sepse siç thotë Shën Bonaventura: “Shpirti Shenjt shkon aty ku e presin, e dëshirojnë dhe e duan.

13 dhjetor 2019, 18:47