Vatican News
2019.12.05 Inaugurazione albero di Natale e presepe in Piazza San Pietro 2019.12.05 Inaugurazione albero di Natale e presepe in Piazza San Pietro  (@Vatican Media)

Kremtimet liturgjike të Papës gjatë kohës së Krishtlindjes

Një kalendari i ngjeshur me kremtime e pret Papën Françesku në këtë periudhë të Krishtlindjes, nga Mesha e mesnatës së Lindjes së Krishtit e deri në festën e Epifanisë a Dëftimit të Zotit. Salla e shtypit e Vatikanit njoftoi programin e kremtimeve liturgjike që do të kryesohen nga Papa Françesku.

R.SH. - Vatikan

Një kalendari i ngjeshur me kremtime e pret Papën Françesku në këtë periudhë të Krishtlindjes, nga Mesha e mesnatës së Lindjes së Krishtit e deri në festën e Epifanisë a Dëftimit të Zotit. Salla e shtypit e Vatikanit njoftoi programin e kremtimeve liturgjike që do të kryesohen nga Papa Françesku në kohën liturgjike të Krishtlindjes 2019-2020.

Kremtimet fillojnë të martën më 24 dhjetor me kremtimin e Meshës Natën e solemnitetit të Krishtlindjes, në ora 21.30 në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ditën e Krishtlindjes, të mërkurën më 25 dhjetor, në ora 12.00 nga lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, Papa do t'i drejtojë ‘Romës e botës’ mesazhin e Krishtlindjes dhe bekimin "Urbi e Orbi", transmetuar në mondovizion.

Të martën më 31 dhjetor, në ora 17.00 në Bazilikën e Vatikanit, Papa do të kryesojë Lutjet e para Mbrëmësore të Solemnitetit të të Shenjtnueshmes Mari, Nënës së Zotit dhe ‘Te Deum’, lutjen e falënderimit drejtuar Hyjit në fund të vitit me bekimin Eukaristik.

Të mërkurën më 1 janar 2020, duke nisur nga ora 10. 00, Papa do të kryesojë Meshën Shenjte të Solemnitetit të të Shenjtnueshmes Nënës së Zotit po në Bazilikën e Shën Pjetrit, prej nga do të përhapet në mbarë botën mesazhi papnor për Ditën e 53-të Botërore të Paqes 2020.

1 janari – Dita Botërore e Paqes është një ditë, ndikimi i së cilës, sipas dëshirës së Papës, duhet të zgjatë tërë vitin, e prandaj Ati i Shenjtë i fton të gjithë ta lexojnë mesazhin e të thellohen në kuptimin e fjalëve që përbëjnë titullin e tij: “"Paqja si rrugë shprese: dialogu, pajtimi dhe konvertimi ekologjik”.

hënën më 6 janar 2020, me solemnitetin  e Epifanisë së Zotit, Papa do të kryesojë Meshën në bazilikën e Shën Pjetrit, duke u nisur nga ora 10.00.

Cikli i kremtimeve të Krishtlindjes do të përfundojë më 12 janar, në të dielën e Ujit të Bekuar, kur Papa do të kremtojë Meshën në festën e Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht, duke nisur nga ora 9.30, në Kapelën Sikstine, në Vatikan. Gjatë këtij kremtimi, Papa do t’u japë Sakramentin e Pagëzimit disa fëmijëve.

12 dhjetor 2019, 13:01