capodanno, fuochi d'artificio, buon anno  capodanno, fuochi d'artificio, buon anno  

Gëzuar Vitin e Ri 2020

Gëzuar Vitin e Ri 2020 nga redaksia e programit shqip të Radio Vatikanit – Vatican News, të gjithë dëgjuesve e shqiptarëve kudo që ndodhën e kremtojmë në atdhe, në viset shqiptare apo nëpër botë. Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.

R.SH. - Vatikan

Gëzuar Vitin e Ri 2020 nga redaksia e Programit shqip të Radio Vatikanit – Vatican News - të gjithë dëgjuesve e shqiptarëve, kudo që ndodhen e kremtojmë në atdhe, në viset shqiptare apo nëpër botë. Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.

Çdo vit sjell me vete gëzime e dhimbje, realizime e dështime, perspektiva e çështje, që presin zgjidhje. Po sidoqoftë, ende pa e kapërcyer mirë kufirin ndërmjet dy viteve, sonte le t’ia lartojmë Zotit lutjen tonë të falënderimit e të mirënjohjes për të mirat që bëri për ne dhe për të gjitha çastet e përjetuara gjatë këtij viti që po mbaron.

T’i lutemi Zotit të na jap forcë për të vijuar udhën e jetës në Vitin e Ri, që po agon, të bindur se prej Tij, përmes planeve të mistershme të shtegtimit tonë tokësor, na vjen ngushëllimi, gëzimi, forca e paqja dhe çdo e mirë që mund të dëshirojë zemra jonë. Hyji është Atë, që e pret dhe e don çdo njeri! Në Të e kemi cakun e parë dhe të fundit të jetës.

Urimi ynë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit, që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve. Atij, pra, t’ia besojmë dëshirat, synimet e planet tona. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjet plot besim. Atij t'i lutemi: 

"Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin dhe me Shpirtin Shenjt nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në shekuj pa mbarim. Amen!

Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përsëri shpresën tonë.

Ti, në Krishtlindje, i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë. Premto që çdo njeri vullnetmirë të provojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor. Amen!

Zoti, që e kurorëzon Vitin 2019 me mirësinë e Tij Hyjnore, ju pasuroftë me dhanti e të mira hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri 2020! 

30 dhjetor 2019, 16:05