Natale Natale  

Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

Zoti po vjen në shtëpinë tonë/ për të ndenjur me ne./ I afrohet gjithkujt:/ oh, ja Dhurata! Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

R.SH. - Vatikan

Është kohë Krishtlindje e në Betlehemet e shtëpive tona adhurojmë Krishtin, që u zhvesh nga lavdia për t’u bërë i varfër, i shtyrë nga dashuria për njeriun. Një valë dhembshurie e shprese na mbush me gëzim, duke sjellë më vete edhe nevojën e intimitetit e të paqes, për vetën tënde, po mos harro as tjetrin, afër portës së zemrës e të shtëpisë sate. Është Jezusi Foshnje që trokën e pret që t’ia hapësh portën e takimit e të përqafimit magjeps.

Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

Ç’ gëzim

bashkë të rrimë me ata që duam,

ta dimë që janë pranë nesh,

t’u shikojmë buzëqeshjen,

t’u dëgjojmë zërin

që na ngushëllon, na siguron e na jep guxim.

 

Ç’ lumturi

t’i prekim e t’i përqafojmë!

dhurata më e bukur

që personat e dashur mund të na bëjnë

është të jenë të pranishëm mes nesh.

 

Kur janë pranë nesh,

edhe nata duket më pak e errët

e nuk kemi më frikë.

 

Ata që duam janë me ne

e për ta jemi gati

të bëjmë mrekullira.

 

Zoti po vjen në shtëpinë tonë

për të ndenjur me ne.

I afrohet gjithkujt:

oh, ja Dhurata!

25 dhjetor 2019, 12:58