Kardinali Parolin Kardinali Parolin 

Universiteti katolik. Kardinali Parolin: “angazhimi i diplomacisë vatikanase, në shërbim të paqes”.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, gjatë përurimit të vitit të ri akademik pranë Universitetit Katolik milanez, foli për rolin e diplomacisë, në shërbim të paqes.

R. SH. - Vatikan

Kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, foli për një diplomaci, përçuese e dialogut, e bashkëpunimit dhe e pajtimit, që më pas bëhen të gjitha udhë për paqen, nëse i zëvendësojnë rivendikimet, kundërvëniet vëllavrasëse, idenë e armikut, refuzimin e tjetrit! E, sidomos, për një diplomaci, të aftë për të konkuruar në ndërtimin e paqes, duke zëvendësuar përdorimin e forcës, domethënë të rrugës më të shkurtër, por jo më të suksesshme. Asaj, që nuk arrin t’i zgjidhë problemet. Janë këto, sipas kardinalit Pietro Parolin, karakteristikat e diplomacisë vatikanase, në qendër të lectio magistralis, mbajtur nga vetë sekretari i Shtetit papnor, në Selinë milaneze të Universitetit katolik, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Duke folur për diplomacinë vatikanase, Hirësia e Tij vuri theksin tek “metodologjia e bazuar mbi njohjen, ngulmimin dhe arsyen, themelore në një fushë, si ajo diplomatike, ku ankthet për t’i parashikuar e për t’i zgjidhur kundërvëniet lidhur me sigurimin e bashkëjetesës paqësore, shkojnë krah për krah me pohimin interesave të pjesshme dhe me vullnetin për t’iu shmangur dialogut. Për diplomatët e Papës - vijoi sekretari i Shtetit të Vatikanit - objektivi i paqes veçohet nga kërkimi i përgjithshëm i saj dhe konkretizohet kryesisht duke parashikuar kushtet paraprake dhe mënyrat, që mund ta favorizojnë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që, kur palët në konflikt kanë nevojë të bëjnë thirrje për pajtim, për t’i dhënë fund konflikteve, kërkojnë ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë.

 

29 nëntor 2019, 16:02