Kërko

Monsignore Fabián Pedacchio Monsignore Fabián Pedacchio 

Sekretari personal i Papës Mons. Pedacchio e përfundon shërbimin

Sekretari argjentinas i Papës Mons. Fabian Pedacchio "do të largohet së shpejti" nga detyra, pasi e përfundon shërbimin e tij. Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i Vatikanit Mateo Bruni, i cili vë në dukje se është fjala për një "vendim që është marr prej kohësh në përputhje me mënyrën e nevojshme për t’i jetuar këto detyra si një shërbim me kohë të caktuar”.

R.SH. - Vatikan

Mons. Fabián Pedacchio Leániz, sekretari personal i Papës, e përfundon së shpejti shërbimin e tij. Kështu pohoi, i pyetur nga gazetarët, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni.

Zëdhënësi i Vatikanit theksoi "se ky është një vendim i marrë prej kohësh, në përputhje me mënyrën e nevojshme të të jetuarit të këtyre detyrave, si një shërbim me kohë të caktuar, në fund të të cilit fillon një tjetër shërbim", pra është fjala për një "ndryshim të zakonshëm në funksioneve".

Të dy, Mons. Pedacchio dhe sekretari tjetër personal i Papës Françesku, prifti egjiptian Janis Lahzi Gaid - tha Bruni- e kanë pranuar këtë detyrë me frymën e shërbimit, si një shërbim shtesë "të funksioneve të mëparshme, në të cilat tani mund të kthehen, me kohë të plotë".

Mons, Fabián Pedacchio, 55 vjeç, argjentinas, ekspert i së drejtës kanonike të Kishës, më 2007 filloi të punojë në Kongregatën e Vatikanit për ipeshkvijtë. Më 2014, u emërua sekretar personal i Papës Françeskut.

25 nëntor 2019, 14:41