Papa emëron Carmelo Barbagallo, president i ri i Aif
Carmelo Barbagallo emërohet president i ri i Autoritetit të Informimit Financiar (Aif), institucion i Selisë së Shenjtë për luftën kundër riqarkullimit dhe financimit të terrorizmit.
R. SH. - Vatikan
Papa Françesku emëroi president të Autoritetit të Informimit Financiar Carmelo Barbagallo-n, deri tani funksionar i përgjithshëm, me detyrën e këshilltarit të lartë të drejtorit të Bankës së Italisë lidhur me vigjilencën bankare e financiare dhe marrëdhëniet me Mekanizmin unik të mbikëqyrjes (Single Supervisory Mechanism).
27 nëntor 2019, 14:34