Papa gjatë një pauze në Sinodin, kushtuar të rinjve Papa gjatë një pauze në Sinodin, kushtuar të rinjve 

Lind Organizmi këshillimor ndërkombëtar i të rinjve

Diskateri për Laikët, Familjen, Jetën themeloi Organizmin këshillimor ndërkombëtar të të rinjve, sipas porosisë së Dokumentit përfundimtar të Sinodit të tyre, 2018.

R. SH. - Vatikan

Dokumenti përfundimtar i Sinodit të 2018-tës kërkonte të fuqizohej “veprimtaria e Zyrës së të rinjve pranë  Dikasterit për Laikët, Familjen, Jetën”, edhe përmes themelimit të një organizmi, që do të përfaqësonte të rinjtë në nivel ndërkombëtar (n123). Në këtë vijë, Dikasteri themeloi Organizmin këshillimor ndërkombëtar të të rinjve, duke emëruar si anëtarë, për një trevjeçar,  20 të rinj nga rajone të ndryshme të botës dhe nga disa lëvizje e bashkësi ndërkombëtare.

Takimi i parë, në Romë, në prill 2020

Janë të gjithë të rinj, që morën pjesë në fazat e ndryshme të procesit sinodal, si për shembull, në Forumin ndërkombëtar të të rinjve, që pati organizuar Dikasteri qershorin e kaluar, për vënien në jetë të nxitjes apostolike Christus vivit. Grupi do të japë këshilla e do të bëjë edhe propozime, duke bashkëpunuar me dikasterin, për thellimin  e çështjeve që kanë të bëjnë me baritorinë rinore si dhe me tema të tjera, me interes më të përgjithshëm. Takimi i parë parashikohet për muajin prill 2020, në Romë.

 

26 nëntor 2019, 12:29