Kërko

kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallager, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallager, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet 

Imzot Gallager: Diplomacia e Vatikanit synon tё mirën e familjes njerëzore e atё tё njeriut

Imzot Gallager: nëse qëllimi kryesor i diplomacisë papnore është të bëjë mirën e Kishës katolike, "ky objektiv nuk është kuptuar kurrë - as nuk do të kuptohet kurrë — i shkëputur, i ndarë apo i pavarur nga e mira e familjes njerëzore dhe ajo e njeriut në përgjithësi". E mira e njeriut është ngushtë e lidhur me të mirën e Kishës, dhe anasjelltas.

R.SH. - Vatikan

Një diplomaci vlerashnga  fjalimi i sekretarit te Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet imzot Paul Richard Gallager.

Diplomacia e Selisë së Shenjtë "në thelb synon ndjekjen dhe realizimin e "vlerave" që janë pjesё e natyrshme e vetё Zbulesës së krishterë, e që përkojnë me aspiratat më të thellë të drejtësisë, të së vërtetës dhe paqes, tё cilat, megjithëse gjatё historisë kanë marr forma e shprehje tё ndryshme nëpërmjet Magjisterit të Kishës, në thelbin e tyre janë të njëjta, tё pandryshueshme e tё përbashkëta për njeriun e çdo vendi, të çdo kohe e të çdo shtrese dhe prejardhje sociale". Kjo pika kyçe e fjalimit të mbajtur dje nga kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallager, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, në një takim të organizuar në Romë nga Shoqata e Bamirësisë Politike mbi temën "Diplomacia e vlerave dhe zhvillimi".

Marrëdhënia midis diplomacisë e vlerave ёshtё komplekse e poliedrike. Siç vuri në dukje kryeipeshkvi Imzot Gallagher, marrëdhënia me vlerat në shikim të parë mund tё duket si diçka e huaj pёr konceptimin e përbashkët të diplomacisë, vlerat si shkencë e art i udhëheqjes së marrëdhënieve ndërkombëtare. Diplomacia dihet se ёshtё nё shërbim tё qeverisë së shtetit dhe ndjek qëllimet e saj, e si e tillë ndjek metoda mirë tё përcaktuara. Kur flasim pёr diplomacinë e Vatikanit, shpjegoi kryeipeshkvi, duhet nënvizuar se diplomacia e  papnore është një "diplomaci vlerash" dhe jo një "diplomaci mjetёsh" a “metodash”.

"Nёse "vlerat" si tё tilla nuk duket se gjejnë gjithmonë vend të qartё dhe të domosdoshëm në vizionin klasik e "neutral" të diplomacisë sё konceptuar si "metodë e pastër", kjo, megjithatë, nuk mund të thuhet pёr diplomacinë papnore e cila, nga kjo pikëpamje, duket vendosmërisht "anomale"", pohoi Gallagher. Në fakt, diplomacia papnore "jo vetëm qё nuk ёshtё një instrument i thjeshtë qё ndjek qëllimet e politikës së jashtme të Atit Shenjtё Papë; por është vetë e karakterizuar, e përshkuar dhe e mbruhur nga këto qëllime, që për më tepër përbëjnë edhe vetё arsyen e ekzistencës sё saj".

Edhe nëse qëllimi kryesor i diplomacisë papnore është të bëjë mirën e Kishës katolike, "ky objektiv nuk është kuptuar kurrë - as nuk do të kuptohet kurrë —  i shkëputur, i ndarë apo i pavarur nga e mira e familjes njerëzore dhe ajo e njeriut në përgjithësi". E mira e njeriut është ngushtë e lidhur me të mirën e Kishës, dhe anasjelltas. Veprimi diplomatik i Selisë së Shenjtë synon tё jetё mjet për zhvillimin e lirisё së plotë e autentike të Kishës dhe të njerëzve".

Kjo do të thotë, konkretisht, të vendosësh në qendër të veprimit diplomatik vëllazërimin ndërmjet njerëzve. Nga ky parim, shtoi kryeipeshkvi — "është e mundur të kesh një vështrim me të vërtetë vëllazëror ndaj tjetrit e të ndihesh i lidhur me ta jo vetëm nga një fat i përbashkët, por gjithashtu e edhe më parë, me një origjinë të përbashkët".

16 nëntor 2019, 19:30