Kërko

Vatican News
 Conferenza Stampa di presentazione del Sinodo Amazzonico Conferenza Stampa di presentazione del Sinodo Amazzonico 

Në qendër të Sinodit përgjegjësia e të gjithëve për shtëpinë e përbashkët

Nga Sinodi, qё po zhvillohet nё Vatikan, një thirrje e fortë për përgjegjësinë edhe personale qё kanё tё gjithё për t’u kujdesur pёr shtëpinë e përbashkët, kёshtu u tha gjatё konferencës sё shtypit mbi Sinodin kushtuar Amazonёs.

R.SH. - Vatikan

Vuajtja e popullsive të Amazonës dhe rreziqet e planetit ishin në qendër të briefing-ut të sotëm në sallën e shtypit të Vatikanit mbi Sinodin e Amazonës. Sot ishte "dita e fundit e punimeve tё Etёrve tё Sinodit nё Grupe tё Vogla" të cilёt punuan mbi bocën e parë të dokumentit përfundimtar: "një punë kjo që kërkon konfrontimin dhe propozimin e zgjidhjeve", shpjegoi atё Giacomo Costa, sekretar i Komisionit të Informacionit. E gjithë kjo do t'u besohet pastaj personave përgjegjës për hartimin e dokumentit, qё janё relatori i përgjithshëm, sekretarët e veçantë me ndihmën e ekspertëve dhe në konfrontim me Komisionin përgjegjës për hartimin e dokumentit.  Këta persona, kujtoi atё Costa, që nesër do të vihen punës për të ofruar versionin përfundimtar të dokumentit tё Sinodit i cili do të votohet.

Njё tjetër argument qё u trajtuar gjatё konferencës me gazetarët nё Sallën e Shtypit tё Vatikanit ishte urgjenca klimatike. "Pyjet zhduken sepse bota e pasur duan  të hajë mish”. Kёtё denoncim e bёri imzot Karel Martinus Choennie, ipeshkëv i Paramaribos, nё Suriname. Nga rajoni më i gjelbër në botë, prelati stigmatizoi "jetën luksoze në perëndim", që vë në rrezik një nga zonat mё vendimtare për qëndrueshmërinë dhe mbijetesën e ardhshme të mbarë planetit.

Për kardinalin Fridolin Ambongo Besungu, kryeipeshkёv i Kinshasës, Republika Demokratike e Kongos, "Amazona i përngjan shumë  pellgut tё Kongos". "Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për shtëpinë tonë të përbashkët, e cila po digjet dhe askush nuk mund të thotë ‘ nuk mё takon mua’ e 'unë nuk kam të bëj fare me të'. Mosveprimi do të thotë bashkëpunim me rrezikun" paralajmëroi kardinali Besungu, duke nënvizuar se "edhe në Kongo Kisha katolik po bën gjithçka mund tё bëj, po jep gjithçka ka më të mirën e saj, por ka probleme për shkak të mungesës së personelit. Duhet të jemi mё guximtarë”.  

Në sallën e shtypit tё Vatikanit nё takim me gazetarët sot foli edhe Judite Da Rocha, "mbrojtësja" braziliane e viktimave të digave. Kujtojmë se që nesër Etёrit e ekspertët sinodalё  do të punojnë për dokumentin përfundimtar të Sinodit pёr Amazonës.

Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit tё Vatikanit për komunikim, shpjegon para gazetarëve se "Sinodi është vetё Kisha në rrugëtim. Pra është një udhëtim i lodhshëm. Jo njё kacavarje”. Duke përpiluar njё një bilanc për mënyrën se si komunikon, dhe se si ёshtё kuptuar nga komunikuesit, Sinodi për Amazonёn, theksoi se "Sinodi është duke na thënë se ne nuk mund të tё themi se jemi të krishterë, nuk mund të themi se jemi katolike nëse e nuk do të marrim përsipër përgjegjësinë e së mirës së përbashkët, që është mbi të gjithё”.

22 tetor 2019, 23:09