Kërko

 Takim për Sinodin Amazonik, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë Takim për Sinodin Amazonik, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë  

Sinodi: një organizëm ad hoc, për “pas Sinodit”

Në takimin e sotëm mbi ecurinë e Sinodit, presidenti i Celam kërkoi të konkretizohen propozimet e bëra në takimin e madh.

R. SH. - Vatikan

“Një organizëm ad hoc, që t’i konkretizojë propozimet e bëra në Sinodin e Ipeshkvijve për Rajonin Panamazonik”- kjo, kërkesa kryesore, në qendër të takimit të sotëm, mbajtur në Sallën e Shtypit të Vatikanit, kushtuar Sinodit për Amazonën. Projekti lidhur me ‘pas Sinodin’, që synon të ndihmojë për vënien në jetë të dokumentit përfundimtar, u njoftua nga imzot Hector Cabrejos, kryipeshkëv i Trujillos, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Perusë, si dhe President i Celam - Konferenca Ipeshkvnore e Amerikës Latine. Ky njoftim ishte në qendër të vëmendjes gjatë takimit të sotëm, mbajtur si zakonisht, për t’u njohur me arritjet e fundit të Sinodit Panamazonik.

Ipeshkvi foli, pra, për nevojën që të krijohet një organizëm, i cili do të merret me vënien në jetë të vendimeve të Sinodit. Morëm mandatin edhe për ta riorganizuar Celam-in, pas 60 vjet veprimtarie – shtoi.

Imzot Cabrejos kujtoi edhe se “në Cop 25, në program në Kili, në dhjetorin e ardhshëm, do të jetë e rëndësishme të ngulmohet për angazhimin në dobi të shtëpisë së përbashkët, sepse ka shumë lidhje  ndërmjet Amazonës dhe ndryshimeve klimaterike.

E gjithë kjo do t’u besohet, pastaj, të ngarkuarve me hartimin e dokumentit, me ndihmën e specialistëve e në ballafaqim me Komisionin e hartimit të  tij.

Papa u bëri thirrje të gjithëve për përgjegjësi!

23 tetor 2019, 16:33