Kërko

 Pamje nga punimet e Sinodit. Kongregacioni VII i përgjithshëm Pamje nga punimet e Sinodit. Kongregacioni VII i përgjithshëm 

Atë Justin Sarmento: do ta lija meshtarinë, po të kuptoja se celibati nuk bën për mua

Atë Justin Sarmento, i vetmi prift indigjen në Sinod, duke marrë pjesë në diskutimet lidhur me mundësinë e martesës së priftërinjve katolikë, nënvizoi: “Do ta lija meshtarinë, po ta kuptoja se celibati nuk bën për mua”.

R. SH. - Vatikan

"Do ta lija meshtarinë, po të kuptoja se çelibati nuk bën për mua”. Kështu u shpreh atë Justino Sarmento Rezende, i vetmi meshtar indigjen i pranishëm në Sinodin e ipeshkvijve për Amazonën, që vijon në Vatikan. Ndonëse në favor të viri probati - apo meshtarëve të martuar -  parë si rrugëzgjidhje për mungesën e priftërinjve në zonat e humbura të pyjeve pa fund, prifti brazilian i etnisë Tuyuca, specialist në përshpirtërinë indigjene e në baritorinë e inkulturuar, gjatë njërit nga takimet e përditshme që mbahen në Sinod, i hodhi poshtë, ndonëse jo drejtpëdrejt,  pohimet e ipeshkvit austrobrazilian Erwin Krautler, sipas të cilit nuk ka mundësi tjetër e se  “popujt indigjenë nuk e kuptojnë celibatin”.

 

 

21 tetor 2019, 14:00