Kërko

Vatican News

Ratzinger kardinajve të rinj: mos e harroni vlerën e besnikërisë ndaj Papës

Pas Koncistorit, Papa Françesku dhe kardinajtё e ri u takuan me Papën e nderit Benediktin XVI në manastirin "Mater Ecclesia" nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Në mbrëmjen e sotme, e shtunë, 5 tetor 2019, në përfundim të kremtimit të Koncistorit të Zakonshme Publik, Ati i Shenjtë Bergoglio dhe kardinajtё e ri shkuan me një minibus nё manastirin  Materi Ecclesiae, nё Vatikan, për të takuar Papën e nderit, Benediktin XVI, njofton drejtori i sallës sё shtypit tё Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Pas përshëndetjes së shkurtër gjatë së cilës u kujtoi kardinajve të rinj vlerën e besnikërisë ndaj Papës, njofton salla e shtypit tё Vatikanit, Benedikti XVI, së bashku me Papën Françesku, u dhanë tё pranishmëve bekimin apostolik. Në fund 13 kardinajtё e rinj shkuan nё sallёn Pali VI dhe nё Pallatin Apostolik për vizitat e kortezisё, ndërsa Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Shёn Martës.

05 tetor 2019, 20:52