Kërko

Papa Françesku dh Kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni  gajte vizites papnore ne Sinagogen e Romes 17-01-2016 Papa Françesku dh Kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni gajte vizites papnore ne Sinagogen e Romes 17-01-2016 

Papa uron kryerabinin e Romës për festat hebraike

“I Tejetlarti Zot na bekoftë me dhuratën e paqes e dikoftë në ne një impenjim më të madh për ta promovuar pa u lodhur”. Kështu i shkruan Papa Françesku kryerabinit të Romës, Riccardo Di Segni dhe bashkësisë hebraike për festën e Rosh Ha-Shanah (Viti i Ri hebraik), të Yom Kippur-it dhe të Sukkot-it (Festa e tëbanave).

R.SH. - Vatikan

“Me rastin e festave solemne të Rosh Ha-Shanah, të Yom Kippur-it dhe të Sukkot-it, ju bëj me kënaqësi Juve dhe gjithë Bashkësisë Hebraike të Romës urimet e mia më të sinqerta. Urimet e mia u shkojnë edhe Komuniteteve Hebraike në botë, me dëshirën që këto feta të sjellin bekimet e Tejelartit Hyj e të jenë burim i gëzimit të vërtet”: kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh dërguar Rabinit të Romës.

“Uroj me përzemërsi që festat e Rosh Ha-Shanah, të Yom Kippur-it dhe të Sukkot-it, duke përtërirë kujtimin e të mirave të marra nga i Tejetlarti Zot, të jenë për bashkësitë hebraike në botë, burim hiri të mëtejshëm dhe ngushëllimi shpirtëror”. “Në mirësinë e Tij të pafundme, i Tejetlarti Hyj i përforcoftë kudo lidhjet tona të miqësisë dhe dëshirën për të favorizuar dialogun e vazhdueshëm për të mirën e të gjithëve. Shalom Alechem”.  Ky, njofton komuniteti hebraik i Romës, është mesazhi i urimeve që Papës Françesku i dërgoi Krye-Rabinit të Romës Riccardo Di Segni.

Ditët e festës

Rosh Ha-Shannah (Viti i Ri hebraik) është festuar tashmë nga data 9 deri më 11 shtator. Ndërkaq, Yom Kippur-i, dita e pendesës dhe e shpërblimit të mëkateve për hebrenjtë, do të festohet nga 18 deri më 19 shtator. Ndërsa Sukkot-i, apo festa e tëbanave, është festë shtegtimi për hebrenjtë e kremtohet nga 23 deri më 30 shtator, për shtatë ditë rresht.

Rosh Ha-Shannah

Rosh Ha-Shannah është Viti i ri fetar, një nga tre të parashikuarit nga kalendari hebraik. Në Torah flitet për të si “dita e rënies së Shofarit”. Letërsia rabinike e përshkruan si “Dita e gjykimit”, ose “Dita kujtimit”. Tregohet se Zoti ulet në fronin e tij, duke mbajtur përpara të gjitha librat, që përfshijnë historinë e njerëzimit (jo vetëm atë të popullit hebraik). Çdo njeri shqyrtohet për të vendosur nëse meriton faljen apo jo.

Yom Kippur

Është dita hebraike e pendesës, konsideruar si më e shenjta dhe solemne e vitit. Tema qendrore është shlyerja e mëkateve dhe pajtimi. Fillon në mbrëmje e përfundon në perëndimin e ditës së nesërme, kur duken yjet e para, pra, zgjat 25 ose 26 orë. Riti i Yom Kippur-it përmendet katër herë në Torah (Dalja 30,10, Levitiku 23,27-31 dhe 25,9; Numrat 29,7-11). Gjatë agjërimit, nuk lejohet as të hahet as të pihet, e vlejnë të njëjtat rregulla si për të shtunën hebraike. Yom Kippur-i plotëson periudhën 10-ditore të pendesës, që fillon me Rosh Ha-Shannah.

Sukkot

Festa e Sukkot-it kujton jetën e popullit të Izraelit në shkretëtirë gjatë udhëtimit drejt Tokës së premtuar, tokës së Izraelit. Gjatë shtegtimit, hebrenjtë jetonin në tëbana apo tenda(sukot).

07 tetor 2019, 12:43