Kërko

2019.08.10 Didascalia Medaglia VII Pontificato 2019.08.10 Didascalia Medaglia VII Pontificato 

Papa u jep Etërve sinodalё medaljen e papёnisё kushtuar Amazonës

Papa Françesku u dhuroi pjesëmarrësve të Sinodit të ipeshkvijve, që përfundon nesër me Meshën solemne nё Vatikan, një medalje të papnisë kushtuar Amazonës.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku u dhuroi pjesëmarrësve të Sinodit të ipeshkvijve, që përfundon nesër me Meshën solemne nё Vatikan, një medalje të papnisë kushtuar Amazonës.

Lidhur me ecurinë e punës sё Sinodit, tashmë nё fazën përfundimtare, Salla e shtypit tё Selisë sё Shenjtë shpjegon se Etёrit e Sinodit sot, 26 tetor, "do të t'i përkushtohen rileximit individual të tekstit përfundimtar tё kёsaj Asambleje, ndërsa në pasdite, gjatë Kongregacionit a Mbledhjes sё 16.tё tё përgjithshme, do të votohet dokumenti përfundimtar i Sinodit ", i cili pastaj i dorëzohet  Papës.

Gjatë periudhës së Sinodit tё Ipeshkvijve, zëri i Amazonës u dëgjua në dritën e fesë, u bënë përpjekje për t’iu përgjigjur britmës së popullit amazonik për një ekologji të gjithanshme dhe për udhë të reja profetike në Amazonë. Këto zëra, përmes dëshmisë sё përfaqësuesve tё popujve Indigjenë dhe tё veprimtarëve tё Kishёs nё atё rajon, e sfiduan Sinodin e Ipeshkvijve për të gjetur përgjigje dhe rrugë të reja për Kishën dhe për krejt popujt e rajonit tё Amazonës, territor i rëndësishëm për gjithë botën.

Po kёshtu, nё aspektin e jetës sakramentale e shpirtërore, u vunë në dukje vështirësitë e bashkësive vendore për të kremtuar Eukaristinë, aty ku nuk ka meshtarë. U propozua rishikimi i disa kritereve të përzgjedhjes dhe të përgatitjes së ministrave të autorizuar nga Kisha për ta kremtuar e pёr tё qenё sa mё afёr komuniteteve tё krishtera. U kërkua vlerësimi i përshpirtërisë popullore, me të cilën njerëzit e thjeshtë shprehin fenë e tyre përmes fugureve, simboleve, traditave e riteve pёrkatёse.

26 tetor 2019, 11:21