Kërko

Mons. Antoine Camilleri Mons. Antoine Camilleri  

Papa: emëron kryeipeshkvin Camilleri Nunc Apostolik në Etiopi

Papa Françesku emëroi Nunc Apostolik ( Ambasador të Vatikanit) në Etiopi dhe Xhibuti, Përfaqësues të veçantë në Bashkimin Afrikan dhe Delegat Apostolik në Somali Imzot Antoine Camillerin. Njoftimin e jep Buletini sallës së shtypit të Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Kujtojmë se më 3 shtatorin kaluar, Papa Françesku e emëroi Imzot Antoine Camilleri, deri tani Zëvendës Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkëv titullar të Skalholt-it, në Islandë, dhe në të njëjtën kohë ia besoi zyra e Nuncit Apostolik.

Ndërsa për ipeshkëv, imzot Camilleri u shugurua nga Papa Françesku më e tetorin e kaluar në Bazilikën e Vatikanit, së bashku me 2 të tjerë, të cilët Ati i Shenjtë Bergoglio i pati emëruar Nuncë Apostolikë më 3 shtator 2019. Është fjala për imzot Paolo Rudellin dhe për imzot Paolo Borgia.

31 tetor 2019, 13:46