Kërko

Vatican News
2019.10.16 Udienza Generale 2019.10.16 Udienza Generale  (Vatican Media)

Papa: në sheshin e Shën Pjetrit ‘debutoi’ kreu i ri i Xhandarmerisë së Vatikanit

Nis misioni i komandantit të ri të Xhandarmërisë së Vatikanit Gianluca Gauzzi Broccoletti pranë Atit të Shenjtë, në papamobil, në mesin e besimtarëve gjatë audiencës së përgjithshme.

R.SH. - Vatikan

‘Debutimi’ i komandantit ri të Xhandarmërisë së Vatikanit, Gianluca Gauzzi Broccoletti në sheshin e Shën Pjetrit. Sot ishte pranë Atit të Shenjtë Bergoglio, në papamobile në Sheshin e Shën Pjetrit, për t’u kujdesur për besimtarët dhe për mbarëvajtjen e audiencës së përgjithshme, por edhe për t'ia afruar fëmijët Papës Françesku për një ledhatim dhe bekim.

Në fakt, Gauzzi Broccoletti prej kohësh  ishte zëvendës i ish-komandantit Domenico Giani. Por me emërimin e djeshëm nga Papa në krye të Xhandarmerisë së Vatikanit, duke u nisur nga audienca e sotme e përgjithshme, Gauzzi Broccoletti do ta shoqërojë personalisht e nga afër Papën, në të gjitha takimet dhe ngjarjet publike.

Broccoletti i ka shoqëruar Papët  në udhëtimet e shumta apostolike e në vizitat baritore në Itali dhe në botë e, edhe gjatë pushimeve verore. Ka marrë pjesë në grupin përgjegjës për sigurinë teknologjike gjatë Konklavit të viteve 2005 dhe 2013. Ka qenë përgjegjësi për sigurinë, i deleguar nga komandanti, në të ashtuquajturat “Ngjarje të Mëdha”, ku merrte pjesë Ati i Shenjtë. Ai ka ndjekur shumë kurse e seminare me forcat e policisë italiane dhe ndërkombëtare.

16 tetor 2019, 12:53