Kërko

Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, i pari nga e djathta Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, i pari nga e djathta 

Gentian Sala: radiot fetare janë pasqyrë e bashkëjetesës ndërmjet feve në Shqipëri

Një koment për konferencën e sotme në Tiranë, me temë "Radiot fetare në Shqipëri", nga kreu i Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala.

R.SH. - Vatikan

Mediat shqiptare e kanë pasqyruar gjerësisht konferencën me temë “Radiot fetare në gjuhën shqipe”, organizuar sot në Tiranë, nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). I ftuar i nderit në të ishte edhe programi shqip i Radio Vatikanit – Vatican News, i përfaqësuar në konferencë nga prefekti i Dikasterit vatikanas për Komunikimin, Paolo Ruffini dhe, nga përgjegjësi i redaksisë shqipe, don David Gjugja. Në përshëndetjen e tij, kreu u AMA-s, Gentian Sala, u ndal në vlerën e kësaj veprimtarie për nxitjen e bashkëpunimit fetar dhe për forcimin e mesazheve të paqes, që radiot fetare kanë dhënë gjithnjë në shoqëri. Pikërisht z. Sala e ftuam të na japë një koment mbi konferencën e sotme…

Dëgjo gentian Salën...

Cila është e ardhmja e radiove fetare në Shqipëri e ç’punë po bën AMA për to?

Dëgjo Gentian Salën...
02 tetor 2019, 17:45