Kërko

2019.03.17 distruzione città, Siria, conflitto armato, guerra  2019.03.17 distruzione città, Siria, conflitto armato, guerra  

Kardinali Zenari (nunc apostolik), pushtimi turk në Siri "do të përkeqësojë situatën

Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Damask, Kardinali Zenari, pushtimi turk në Siri "do të përkeqësojë paqëndrueshmërinë. Konflikti na sjell gjithnjë e më shumë surpriza të hidhura”

R.SH. - Vatikan

"Lindja e Mesme është bërë një fuçi baruti, një katastrofë në mesin e së cilës gjendet Siria. Kjo do të ndërlikojë edhe më shumë paqëndrueshmërinë e këtij vendi të sfilitur nga lufta". Kështu pohoi Nunci Apostolik në Siri, Kardinali Mario Zenari, duke komentuar lajmin e "operacionit ushtarak të planifikuar prej kohësh" nga Turqia, e cila thuhet se po përgatitet për të pushtuar Sirinë e Veriut pasi trupat e SHBA-së-së të jenë larguar nga vendi.

"Konflikti sirian po na ofron gjithnjë e më shumë surpriza të hidhura që prej nëntë vjetësh, duke e ndërlikuar situatën në mënyrë të paparashikueshme" tha kardinali Zenari. Askush, në fakt, nuk mund të parashikonte atë që ndodhi nga 2011 deri më sot. Ne shpresojmë - përfundoi Nunci Apostolik i Vatikanit në Siri - të mos gjendemi më përpara një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensionit dhe të dhunës".

Uashingtoni do të kufizohet me zhvendosjen më së shumti të qindra ushtarëve nga Siria. Presidenti amerikan Trump tha se në qoftë se Turqia bën diçka që sipas tij do t’i tejkalojë kufijtë, do të shkatërrojë ekonominë e saj. Por Ankaraja ripohon se përgatitjet ushtarake po vazhdojnë. Për Nuncin Apostolik në Siri, kardinalin Zenari,  këto ngjarje të fundit "do ta ndërlikojnë edhe më shumë paqëndrueshmërinë e këtij vendi të shkatërruar nga lufta" .

08 tetor 2019, 12:33