Kërko

Cardinal Peter Turkson Cardinal Peter Turkson  

Kardinali Turkson "në burgje nuk respektohet gjithmonë dinjiteti i të burgosurve”

"Kushtet në të cilat të burgosurit vuajnë dënimin e tyre jo gjithmonë nxisin respektin për dinjitetin e njeriut. Burgjet, madje, shpesh bëhen fusha për krime të reja. Mjedisi i burgjeve megjithatë ofron një fushë veprimi për të dëshmuar pikërisht dashurinë e kujdesin e krishterë edhe nga një pikëpamje sociale".

R.SH. - Vatikan

"Kushtet në të cilat të burgosurit vuajnë dënimin e tyre jo gjithmonë nxisin respektin për dinjitetin e tyre. Burgjet, madje, shpesh bëhen fusha për krime të reja. Mjedisi i burgjeve megjithatë ofron një fushë veprimi për të dëshmuar pikërisht dashurinë e kujdesin e krishterë edhe nga një pikëpamje sociale". Kështu tha Kardinali Peter Turkson, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin Integral të Zhvillimit Njerëzor, sot në hapjen e Kursit të 5-të Ndërkombëtar të formimit për priftërinjtë kapelanë ushtarakë katolikë në të drejtën ndërkombëtare humanitare, organizuar nga i njëjti Dikaster i Selisë së Shenjtë në bashkëpunim me Kongregatën e Vatikanit për Ipeshkvij dhe atë për Ungjillëzimin e popujve.

Rasti është 70 vjetori i katër Konventave të Gjenevës për të plagosurit dhe të burgosurit e luftës. Duke u përqendruar në misionin e kapelanëve ushtarakë, kardinali Turkson e konsideron misionin e tyre tejet të" rëndësishëm në kohën e konflikteve të mëdha". Duke folur për " realitetin e ashpër të konflikteve të armatosura", kardinal Peter Turkson vuri në dukje se si në mesin e të burgosurve ka " si luftëtarë të rënë në duart e forcave të armikut, po kështu edhe civilë të rrëmbyer, për të mos i përmendur trajtimet çnjerëzore që pësojnë pakicat etnike, gjuhësore, politike, kulturore dhe fetare". "Vendet ku këta njerëz të arrestuar mbahen të burgosur krijojnë një shqetësim jetët të madh lidhur me kushtet çnjerëzore të burgimit”. Vëmendja është posaçërisht ndaj grave, fëmijëve dhe pleqve, të cilët "shpesh herë arrestohen e burgosen vetëm me dyshim". "Pastaj shpesh janë të detyruar të ndajnë me të burgosur një hapësirë të pamjaftueshme, për të mos e përmendur gjendjen fizike dhe kushtet shëndetësore – shtoi  kard. Turkson -. Në shumë raste të burgosurit mbesin, për një periudhë të gjatë paraburgimi, pa gjyq dhe pa ndihmë ligjore apo shpirtërore".

Përballë gjithë këtyre njerëzve që janë në një situatë vulnerabiliteti "kapelani është i thirrur të dëshmojë me fjalë dhe me jetë dashurinë e Zotit që nuk e përjashton askënd dhe kujdesin e Kishës”. Impenjimi që uroj është të "kërkohen mënyra e udhë të reja për t’i përmirësuar kushtet e burgimit dhe për të zbatuar ligjet sa shumë në përputhje me dinjitetin e njeriut në konfliktet e armatosura ndërkombëtare".

29 tetor 2019, 14:32