Giovanni Paolo II e Stefan Wyszyński Giovanni Paolo II e Stefan Wyszyński 

Do të shpallet i Lum kardinali polak Stefan Wyszyński

Kisha do të ketë pesë të Lumë të rinj. Dje, Papa Françesku priti në audiencë prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Becciu, duke e autorizuar të shpallë disa Dekrete.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike do të ketë së shpejti pesë të Lumë të rinj. Papa Françesku, pas audiencës, dje, me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Becciu, autorizoi Dikasterin e Vatikanit për shpalljen e Dekreteve, që kanë të bëjnë me 5 të Lumë të ardhshëm të cilët janë: kardinali Stefan Wyszyński, kryeipeshkëv metropolit i Gjezno e Varshavës dhe primat i Polonisë, dëshmitar i guximshëm i fesë së krishterë gjatë regjimit komunist polak (1901-1981); prifti dioqezan nga Kalabria, don Francesco Motola, themelues i Institutit Shekullar të Motrave Oblate të Zemrës së Shenjtë (1901-1969) dhe tre laikë: Alessandra Sabatini,  vajzë e re italiane nga Komuniteti Papa Gjoni XXIII (1961-1984) dhe dy martirë, Juan Roig y Diggle, që u vra në moshën 19 vjeç gjatë luftës civile në Spanjë në 1936, dhe besimtarja laike braziliane Beningna Cardosa da Silva, që u vra më 1941 në Brazil.

Me njohjen e virtyteve heroike bëhen Shërbëtor të Nderuar të Zotit: Augusto Bertazzoni, kryeipeshkëv i Temunianës (1876-1972); prifti francez  Jean Louis Querbes, themelues i Kongregatës së Klerikëve Famullitarë a Katekistëve të Shën Viatore (1793-1859);  dhe rregulltarja spanjolle Maria Francisca e Jezusit Fëmijë (Maria Sanchez Villoria), murgeshë e Urdhrit të Shën Kjarës (19019).

03 tetor 2019, 15:03