2018.12.18 Concerto tirolesi in piazza san Pietro, albero di Natale e presepe 2018.12.18 Concerto tirolesi in piazza san Pietro, albero di Natale e presepe 

Më 14 dhjetor koncerti i Krishtlindjes në Vatikan kushtuar Amazonës

Këtë vit, manifestimi muzikor për Krishtlindje mbështet impenjimin e Papës Françesku në favor të Rajonit Panamazonik, të cilit i kushtohet edhe Sinodi i Ipeshkvijve që po zhvillohen në Vatikan gjatë këtij muaji.

R.SH. - Vatikan

 Edicioni i 27-të i koncertit të Krishtlindjes do të mbahet të shtunën më 14 dhjetor, në Sallën Pali VI në Vatikan. Veprimtaria promovohet nga Kongregata e Selisë së Shenjtë për Edukimin katolik, e cila me këtë nismë mbështet misionet e don Bosko Valdocco, organizatë jo fitimprurëse (ojf) dhe Fondacionin Papnor Scholas Occurrentes. Këtë vit, manifestimi muzikor për Krishtlindje mbështet impenjimin e Papës Françesku në favor të Rajonit Panamazonik, të cilit i kushtohet edhe Sinodi i Ipeshkvijve që po zhvillohen në Vatikan gjatë këtij muaji.

Organizatat që promovon Koncertin e Krishtlindjes në Vatikan – i cili do të paraqitet më 15 tetor, në 12 tetor, në sallën Marconi të Radio Vatikanit, bashkohen në mbrojtje të Amazonës dhe të popujve vendas. Brenda një projekti të përbashkët bamirësie të quajtur "Të krijojmë rrjetë për Amazonën", janë identifikuar dy ndërhyrje specifike, për realizimin e të cilave mund të kontribuojnë të gjithë nëpërmjet donacioneve, që do të bëhen nëpërmjet numrit të telefonit të solidaritetit 45530,  aktiv nga data 2 deri më 31 dhjetor.

Ndër artistët që do të marrin pjesë në Koncertin e Krishtlindjes që do të mbahet më 14 dhjetor në Vatikan, janë: nga SHBA-së Lionel Richie, nga Uéllsi Bonnie Tyler, nga Skocia Susan Boyle, nga Italia Elisa, Simone Cristici, Fabio Rovazzi, Noemi e shumë të tjerë. Orkestra do të jetë Italiane e Kinemasë nën drejtimin e maestro Renato Serio dhe maestro Adriano Penino. Do të jetë edhe një kor Gospel nga SHBA-së, Banda muzikore e Xhandarmërisë së Vatikanit, Kori i Vogël ‘Le Dolci Note’, ndërsa grupi vokalist do të jetë ai i ‘Art Voice Academy’. Biletat mund të blihen në internet.

Të gjitha të ardhurat, nga shitja e biletave dhe nga donacionet nëpërmjet një sms solidariteti, do të shkojnë për Fondacionet Scholas Occurrentes dhe misionet e don Boskut Valdocco.

11 tetor 2019, 15:04