Kërko

Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinal Pietro Parolin Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinal Pietro Parolin 

Vatikan: Kardinali Parolin, ‘Sinodi mbi Amazonën tregon shqetësimin e Papës për mjedisin

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Parolin,‘Sinodi mbi Amazonën tregon shqetësimin e Papës për mjedisin, sot kemi nevojë për multilateralizëm e jo individualizëm , të kundërshtohet sovranizmi.

R.SH. - Vatikan

Ajo për Amazonën "është një nga shqetësimet aktuale që ka Kisha katolike, siç e dimë, shqetësimi dhe kujdesi për shtëpinë e përbashkët, mjedisin, është theksuar shumë herë nga Papa Françesku e posaçërisht në enciklikën e tij 'Laudato Si', prandaj edhe Sinodi i ardhshëm i ipeshkvijve, që mbahet në muajin tetor, është pothuajse një pasojë logjike e kësaj lëvizje, që nisi pas ndërhyrjes së Papës, e me siguri do të jetë një angazhim i madh nga ana e të gjithëve". Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në përfundim të prezantimit, në Universitetin Papnor të Lateranit në Romë, të librit " ‘Riflessioni d’alta quota’, përgatitur nga Imzot Leonardo Sapienza. Një vepër qe është një lloj albumi shpirtëror, që fton të reflektosh dhe ngjall tek lexuesi «dëshirën për soditjen ” e bukurive të maleve, me dëshirën e thellë për të anuar drejtë Lartësive.

I pyetur se cilat janë situatat në botë që sot kërkojnë durimin, për të cilin Sekretari i Shtetit të Vatikanit foli në fjalimin e tij, kardinali Parolin u përgjigj: "Besoj se mund të përpilonim një listë të gjatë me situata të veçanta, por, në përgjithësi, do të thosha që durimi është i nevojshëm për të qenë në gjendje ta ndryshojmë sadopak një tendencë që përhapjet gjithnjë e më shumë, e është ajo që na nxit të mos besojmë më në dialog dhe në multilateralizëm, por të mendojmë se zgjidhja e problemeve mund t'u besohet vetëm vendeve individuale, duke u bazuar në marrëdhëniet e forcës dhe të interesit. Besoj se kjo është një punë që duhet ta bëjë Selia e Shenjtë, mbase është një nga zërat e pakët që lartohet në favor të multilateralizëm, në favor të zgjidhjeve të përbashkëta të problemeve të përbashkëta".

 

19 shtator 2019, 14:49