Kërko

Vatican News
Mons Vincenzo Paglia Mons Vincenzo Paglia 

Vatikan: Imzot Paglia, ‘revolucioni kulturor kundër sovranizmit e individualizmit

'Ta lëmë pas një globalizim vetëm të tregut', për të përqafuar globalizimin e vëllazërimit universal.

R.SH. - Vatikan

"Duhet të lëmë pas një globalizim vetëm të tregut, një garë që synon drejt sovranizmave: duhet të lëmë pas edhe afirmimin e individualizmit, të grupeve ose kombeve, për të përqafuar globalizimin e vëllazërimit universal që, Papa Françesku dëshiron, të shtrihet tek të gjitha besimet fetare dhe te të gjitha kulturat: vëllazëria është kufiri i ri " nënvizon Imzot Vincenzo Paglia president i Akademisë Papnore për Jetën, në një intervistë për Vatican News.

Sipas Imzot Paglia-s, në shoqërinë e sotme bashkëkohore "kemi nevojë për një ndryshim të thellë, për një revolucion kulturor e shpirtëror. Nuk mjaftojnë më ligjet e drejta ose rregullat e thjeshta morale; duhet një revolucion shpirtëror për të sajuar në thellësi vëllazërinë universale që është çjerr", kemi nevojë për "një humanizëm të ri që di t’i vlerësojë laikët dhe besimtarët e të gjitha feve si një komunitet të vetëm".

Imzot Paglia kujton se "tridhjetë vjet më parë ra Muri i Berlinit, por ndërkohë janë ngritur më shumë se njëzet mure guri dhe se nuk është bërë asgjë për t’i rrëzuar këto mure simbolike, të cilat mbase janë edhe më përçarëse.

E mos t’i harrojmë, pastaj muret e sovraniteteve, në një Evropë që lindi për t'u bashkuar, që sot është vend ku njerëzit luftojnë njëri-tjetrin", ndërsa kemi nevojë "të kultivojmë shpresën e një shtëpie të përbashkët, për një familje po aq të përbashkët, që është familja e popujve".

18 shtator 2019, 14:55