Cerca

Vatican News
Belmiro Chissengueti, novo bispo de Cabinda ,Angola  Belmiro Chissengueti, novo bispo de Cabinda ,Angola  

Selia e Shenjtë: nënshkruhet marrëveshja me Republikën e Angolës

Marrëveshja, që përcakton kornizën ligjore të marrëdhënieve ndërmjet Kishës Katolike dhe Shtetit angolan, në veçanti, njeh "personalitetin juridik publik të Kishës dhe institucioneve të saj, si dhe ushtrimin e lirë së misionit të saj apostolik dhe kontributin specifik në fusha të ndryshme të jetës shoqërore".

R.SH. - Vatikan

U nënshkrua sot, në Pallatin Apostolik në Vatikan, marrëveshja kornizë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Angolës. Njoftimin e jep zyra e shtypit të Vatikanit. Për Selinë e Shenjtë, në prani të kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, nënshkroi Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, ndërsa për Angolën Ministri i Jashtëm Manuel Domingos Augusto.

Marrëveshja, e hartuar në italisht e portugalisht, që përmban një parathënie dhe 26 nene, përcakton kornizën ligjore të marrëdhënieve ndërmjet Kishës Katolike dhe Shtetit angolan. Në veçanti, marrëveshja njeh "personalitetin juridik publik të Kishës dhe institucioneve të saj, si dhe ushtrimin e lirë së misionit të saj apostolik dhe kontributin e saj specifik në fusha të ndryshme të jetës shoqërore".

Të dy palët, ndërsa ruajnë pavarësinë dhe autonominë e tyre specifike, angazhohen të "bashkëpunojnë për mirëqenien shpirtërore e materiale të personit njerëzor, si dhe për promovimin e së mirës së përbashkët". Marrëveshja do të hyjë në fuqi me shkëmbimin e instrumenteve të ratifikimit.

13 shtator 2019, 14:50