Kërko

Pulla postare për të festuar 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit Pulla postare për të festuar 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit 

Seli e Shenjtë-Izrael: një pullë për kremtimin e 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike

Në të paraqitet shtëpia e shën Pjetrit Apostull dhe sinagoga, jo ajo ku predikoi Jezusi, por ajo e ndërtuar disa shekuj më vonë. Formati është 90 x 70 mm.

R.SH. - Vatikan

Një pullë postare për të festuar 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit. Në të paraqitet shtëpia e shën Pjetrit Apostull dhe sinagoga, jo ajo ku predikoi Jezusi, por ajo e ndërtuar disa shekuj më vonë. Formati është 90 x 70 mm. Emetimi i përbashkët, thekson Zyra filatelike dhe numizmatike e Vatikanit, dëshmon “thellësinë dhe unicitetin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit ndërmjet hebraizmit dhe krishterimit”. Paketa filatelike për 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Izrael-Vatikan do të shpërndahet duke filluar nga dita e sotme.

Pulla do t’i paraqitet Papës Françesku në dy versione

        Nesër, në kuadrin e audiencës së përgjithshme të së mërkurës, pulla do t’i paraqitet Papës Françesku në dy versione, nga ambasadori izraelit pranë Selisë së Shenjtë, Oren David, dhe nga Mauro Olivieri, drejtor i Zyrës filatelike dhe numizmatike të Vatikanit. “25-vjetori i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Selisë së Shenjtë është një çast i gëzuar dhe njohje për rrugën e gjatë, që kemi bërë së bashku në udhën e pajtimit dhe të miqësisë - shpjegon ambasadori izraelit. - Rezultatet tona duhet të jenë pikënisje për të inkurajuar punën e vazhdueshme të përbashkët dhe për t’i lartuar këto marrëdhënie në nivele të mëtejshme të miqësisë, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.

Edhe dy pulla të tjera

        Nuk është nisma e parë e këtij lloji e Selisë së Shenjtë dhe e Izraelit. Në vitin 2005 u botua një pullë, pas vdekjes së Papës Gjon Pali II, me shenjtin të fotografuar në Murin e Vajtimit, Papa i parë, paraqitur në një pullë postare izraelite. Në vitin 2014, Papa Françesku shkoi shtegtar në Tokën e Shenjtë, udhëtim, që u përshëndet nga Izraeli me një pullë, ku shihet kisha e Varrit të Shenjtë.

10 shtator 2019, 16:11