Kërko

2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 

Përfundoi takimi C6 për rishikimin dhe modifikim e Kushtetutës Apostolike

Mbledhja e 31-të e Këshillit të Kardinalëve, e cila filloi të martën e kaluar, përfundoi sot në orën 12.00. Papa Françesku mori pjesë në punime, siç bëri edhe sot në mëngjes, në përputhje me angazhimet që kishte. Takimi ardhshëm është caktuar për në fillim të dhjetorit.

R.SH. - Vatikan

"Rileximi" dhe "modifikimi" i draftit të Kushtetutës së re Apostolike, me titullin e përkohshëm "Praedicate evangelium", që mbështetët në kontributet e shumta që kanë mbërritur nga Konferencat e Ipeshkvijve të vendeve të ndryshme, vërejtjet dhe sugjerimet e dikastereve të Kuries romake dhe sugjerimet që kanë ofruar organet e interesuara". Mbi këtë u mbajt në Vatikan mbledhja e 31-të e Këshillit të Kardinalëve, që filloi të martën e kaluar dhe përfundoi sot në orën 12.00. Papa Françesku mori pjesë në punimet e kësaj mbledhje, siç bëri sot në mëngjes, "në përputhje me angazhimet që kishte". Njoftimin e jep Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Këshilli i Kardinajve

Në seancën tre-ditore morën pjesë kardinajtë Pietro Parolin, Oscar Andrés Rodríguez Maradiaga, Reinhard Marx, Seán Patrick O’Malley, Giuseppe Bertello dhe Oswald Gracias, me sekretarin e Këshillit, Imzot Marcello Semeraro dhe sekretarin e dytë të Këshillit, Monsignor  Marco Mellino. Në ditën e hapjes së punimeve, pjesëmarrësit pritën për një vizitë, jashtë programit, Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës, Bartholomeun I, i cili erdhi në Vatikan për të takuar Papën Françesku, një para se të shkonte tek Eparkia arbëreshe e Ungrës, për të marrë pjesë në Junileun e 100-vjetorit të themelimit të kësaj Kishe dioqezane arbëreshe.

Përfundoi rishikimi i parë

Rileximi i parë, "shtesa në fund", ishte një "pasazh dëgjimi dhe reflektimi" -  pohon deklarata e Vatikanit - që u përgjigjet udhëzimeve të Papës "në kuptimin e bashkimit dhe të sinodalitetit". Takimi i ardhshëm është caktuar për 2, 3 dhe 4 dhjetor. Po kështu u caktua edhe kalendari i mbledhjeve për vitin 2020. Kushtetuta e re Apostolike do të zëvendësojë Kushtetutën Apostolike "Pastor Bonus" të Shën Gjon Pali II, e cila është fuqi që nga 28 qershor 1988,  e përbëhet nga 193 ANene, 2 Adnexum dhe modifikimet e mëvonshme të vendosura nga Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku.

19 shtator 2019, 16:44