Kërko

Papa Francesco e Mons. Marcello Semeraro vescovo di Albano Papa Francesco e Mons. Marcello Semeraro vescovo di Albano 

Albano në pritje të vizitës së Papës, të shtunën më 21 shtator

Papa Françesku do të vizitojë Kishën dioqezane të Albanos më 21 shtator. Pas lutjes me klerik lokal në Katedrale, në orën 18:00 Papa do të kremtojë Meshën në Sheshin Piu IX të Albano-s.

R.SH. - Vatikan

Të shtunën pasdite, më 21 shtator, Papa Françesku do të vizitojë Kishën dioqezane të Albano Laziale, një qytezë në zonën e Castelli Romani, afër Castel Gandolfit, ku, deri para Papës Jorge Mario Bergoglio - ishte rezidenca verore e papëve. Papa Françesku pritet jo vetëm nga komuniteti dioqezan dhe ia i krishterë, por nga të gjithë qytetarët e Albano Laziale. Vizita e Atit të Shenjtë në këtë qytezë pritet me gëzimi e padurim të madh nga të gjithë, është shenjë afërsie e Papës ndaj Kishës vendore e  ndaj mbarë komunitetin shoqëror në periferi të Romës.

Mesha dhe takimi me klerin

Ati i Shenjtë Françesku do të niset, nga shtëpia e Shën Martës në Vatikan, në orën 14.30 me drejt Albano-s, ku pritet të mbërrijë në ora 15.15. Në Albano, para Kishës katedrale të Shën Pakracit, Papa do të pritet nga ipeshkvi i dioqezës, imzot Marcello Semeraro dhe nga kryetari i bashkisë Nicola Marini. Pas lutjes e momentit shpirtëror me klerik lokal në Kishën Katedrale, në orën 18:00 Papa do të kremtojë Meshën në Sheshin Piu IX të Albano-s. Pas Meshe rreth orës 20.00 është planifikuar kthehemi i Atit të Shenjtë në Vatikan.

Një datë domethënëse për Papën

Vizita e Papës në Albano Laziale ndërthur përmasën e ngjarjes publike me përmasën personale që lidhët me thirrjen e shenjtë rregulltare e meshtarake të vetë Papës Françeskut. Ipeshkvi i kësaj kishe dioqezane, Imzot Marcello Semeraro, duke e njoftuar vizitën e Papës në Albano, korrikun e kaluar, përmendi një datë të veçantë që e lidhë Papën Bergoglio me këtë vend: "Më 21 shtator të vitit 1953, në festën e Shën Mateut, Ati i Shenjtë Françesku, kujton  imzot Semeraro, pati një takimin me një prift, një takim shumë i rëndësishëm për historinë e thirrjes së tij rregulltare e meshtarake”.

Duke kujtuar këtë episod, - tha imzot Semeraro - i propozova Papës Bergoglio që ta rigjallërojë, së bashku me ne, atë takim të tij shpirtëror, e edhe për arsye se takimi, përkon me 21 shtatorin e vitit 2008, kur Benedikti XVI në Katedralen e Shën Pakracit pati bekuar Altarin e Ri të Madh dhe pati inauguruar Katedrën e re Ipeshkëvnore. Që atëherë kjo datë e 21 shtatorit u bë një pikë referimi për të kremtuar përvjetorin e dedikimit të Katedrales sonë dioqezane të Albano-s, e cila, kohëve të fundit, edhe është restauruar".

Gëzimi i Kryetarit të Bashkisë së Albanos, Nicola Marini

Të gjithë jemi të lumtur, kjo vizitë e Papës është një dhuratë tejet e bukur, për qytezën tonë. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Albano-s, Nicola Marini, posa mori lajmin e gëzueshëm për  komunitetin se Papa Françesku do të jetë në qytezën laziale, më 21 shtator: "Jemi të nderuar dhe të lumtur për mundësinë që kemi të presim Papën Françesku në qytetin tonë. Ishte një emocion shumë i fortë kur e dëgjove njoftimin nga ipeshkvi ynë Imzot Marcello Semeraro, të cilin e falënderojmë për këtë dhuratë kaq të bukur" .

17 shtator 2019, 09:15