2019.03.13 libro tweet latino_05: Art. Libro – ‘Breviloquia Francisci Papae’ volume della Lev 2019.03.13 libro tweet latino_05: Art. Libro – ‘Breviloquia Francisci Papae’ volume della Lev 

Papa: Një takim botëror pёr përtëritjen e paktit edukativ global

"Dëshiroj të promovoj një ngjarje botërore më 14 maj 2020, e cila do të ketë si temë "Përtëritjen e paktit edukativ global". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex.

R.SH. - Vatikan

"Dëshiroj të promovoj një ngjarje botërore më 14 maj 2020, e cila do të ketë si temë "Përtëritjen e paktit edukativ global". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex.

Ngjarja, qё do tё mbahet nё Vatikan në Sallën Pali VI, më 14 maj 2020 -  siç pohoi Papa Bergoglio nё një Videomesazh – ka si qёllim  nxitjen “për të gjallëruar impenjimin për dhe me brezat e rinj, duke tё përtërirë pasionin për një edukim dhe formim më të hapur e më gjithëpërfshirës, ​​i aftë për dëgjim plot durim, për dialog konstruktiv dhe për mirëkuptim të ndërsjellë”. Përgatitja e kёsaj ngjarje do të shoqërohet nga një sërë seminaresh tematike, në institucione të ndryshme.

"T’i formosh rinjtё përmes arsimit do të thotë t’u japësh mundësinë njerëzve të ngrihen në këmbë, të vihen sërish për udhë me dinjitet të plotë, me forcën dhe guximin për t'u përballur me jetën, duke i vlerësuar talentet dhe punën e tyre”, kёshtu pati pohuar Papa Françesku para  artistëve te koncertit të Krishtlindjes, mё 15 dhjetor 2018, në Vatikan. “Tё rinjtё kanë nevojë për njё formim që të jenë në gjendje të punojnë nesër dhe të kontribuojnë si qytetarë të vetëdijshëm për të mirën e përbashkët”. 

12 shtator 2019, 20:52