2019.06.08 Santa Messa nella Veglia di Pentecoste 2019.06.08 Santa Messa nella Veglia di Pentecoste 

Kremtimet e kryesuara nga Papa Françesku në shtator dhe tetor

U shpall, kёtё fund jave, kalendari i kremtimeve që kryesohen nga Papa në muajt shtator dhe tetor 2019. Ndër ngjarjet e kёtyre muajve që u paraqiten nga Mons. Guido Marini, Mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore, kremtimi i Meshës për hapjen e Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar Amazonёs dhe Kanonizimi i pesë tё Lumturve.

R.SH. - Vatikan

Kalendari i kremtimeve të ardhshme  liturgjike që kryesohen nga Papa Françeskut u shpall tё shtunën mё 14 shtator nga Zyra e Shtypit tё Vatikanit.

Të dielën mё 29 shtator, Papa do të kremtojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, me rastin e Ditës Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve. Muaji i tetorit, muaji Misionar, do tё hapet me lutjen e Mbrёmbёsores të martën mё 1 tetor në Bazilikën e Vatikanit.

Mё 4 tetor ёshtё programuar, gjithnjë nё Bazilikën e Vatikanit, një Shugurim ipeshkёvnor dhe të nesërmen, mё 5 tetor, mbahet kapela papnore për Koncistorin Publik të Zakonshëm për krijimin e kardinajve të rinj.

Të dielën më 6 tetor, Papa Françesku do të kryesojë, në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, Kremtimin Eukaristik për hapjen e Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar Amazonës.

Të dielën më 13 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kremtohet Mesha pёr kanonizimin e pesë tё Lumturve, ndёr tё cilёt kardinali John Henry Newman dhe Giuseppina Vannini.

Të dielën mё 20 tetor, Papa Françesku do të jetë në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan për kremtimin e Meshës kushtuar Ditës Botërore të Misionit. Së fundi, të dielën më 27 tetor, në Bazilikën e Vatikanit, kremtimi i Meshës pёr mbylljen e Sinodit të ipeshkvijve.

16 shtator 2019, 09:28