Kërko

00887_21092014.jpg

5-vjetori i vizitës sё parë tё Papës Françesku në një Vend evropian, Shqipëri.

Disa momente tё asaj vizite tё veçantë e tё paharrueshme tё Papës Françesku nё Tiranë, mё 21 shtator 2014, në fotografitë e l’Osservatore Romano

R.SH. - Vatikan

Mё 21 shtator 2014 Papa zgjodhi udhën e Shqipërisë për të vizituar kontinentin e Vjetër. E, në Tiranё. Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se “forca e besimit nё Zotin dhe e çdo komuniteti fetar është dashuria e Hyjit” qё fiton mbi çdo kundërshti e tё keqe. “Memoria e martirëve, që qëndruan besnikërisht në fenё e tyre në Zotin, gjatë diktaturës komuniste, është garanci për të ardhmen e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre është farë që sjell frytet e paqes e të bashkëpunimit vëllazëror”.

Ishte një vizitë e cila në radhë të parë solli mesazhe të jashtëzakonshme, mesazhe vlerësimi pa dyshim, por mbi të gjitha shprese dhe besimi. Besimi tek Zoti, besimi tek e mira, besimi tek njëri tjetri, dhe mbi të gjithë, e solli popullin shqiptar me ato virtyte dhe parime, që i ka trashëguar brez pas brezi, në vëmendje të mbarë botës.

Vizita e 21 shtatorit 214 nё Tiranё, ishte një përqafim atëror i Papёs Françesku me mbarë popullin shqiptare, duke u nisur nga mё tё varfrit, tё mёnjanuarit, tё persekutuarit, pёr tё vazhduar me popullin e Zotit dhe tё gjithё qytetarët e Shqipërisë, pa dallim, e deri te udhëheqësit e komuniteteve fetare, autoritetet me të larta të vendit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, te kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e të tjerë.

Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Bergoglio u takua me mbarë popullin shqiptar, të cilin e përshëndeti përzemërsisht duke i lënë, atë ditë të paharrueshme, edhe disa porosi, që ende sot janë aktuale për realitetin shoqëror të vendit të shqiponjave.

Përmes fotografive tё l’Osservatore Romano-s, ti pёrshkojё disa momente tё asaj vizite tё veçantë e tё paharrueshme tё Papës Françesku nё Tiranë, mё 21 shtator 2014.

 

21 shtator 2019, 13:50