2019: Viti i Tolerancës mund të bëhet global
R.SH. - Vatikan
Ajo që filloi si nismë e Emirateve të Bashkuara Arabe, mund të kthehet në diçka globale. Në dhjetor 2018, presidenti i Emirateve, shehu Khalifa bin Zayed, deklaroi se 2019-a do të ishte Viti i Tolerancës. Një nga qëllimet e tij ishte afirmimi i Emirateve si qendër globale për promovimin e tolerancës përmes projekteve që do të inkurajonin dialogun ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve. Tani, kjo nismë mund të bëhet botërore.
Komiteti i Lartë për zbatimin e Deklaratës së Vëllazërimit Njerëzor, nënshkruar në shkurt në Abu Dabi, nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmad al-Tayyib, u mblodh më 20 shtator në Nju Jork, pas takimit të tij të parë në Vatikan, më 19 gusht. Nju Jorku u zgjodh pikërisht se këtu mbahet këto ditë asambleja e 74-t e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Dokumenti i Abu Dabit i është dhënë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili, do t’u kërkojë shteteve anëtare t’i përfshijnë parimet e kësaj Deklarate historike në legjilacionin e tyre. Mund të përmbushet kështu, një nga objektivat e vetë Dokumentit.