Kërko

 Konklavi i vitit 1978 Konklavi i vitit 1978 

Numri i kardinajve, që dje, zbret në 118

Sot, e premte, 16 gusht, kryeipeshkvi i nderit i Armagh, në Irlandë, Seán Baptist Brady, mbush 80 vjet e kështu nuk do të jetë më kardinal me të drejtë zgjedhore në Konklav.

R. SH. - Vatikan

Sot, e premte, 16 gusht, kryeipeshkvi i nderit i Armagh, në Irlandë, Seán Baptist Brady, mbush 80 vjet e kështu nuk do të jetë më kardinal me të drejtë zgjedhore në Konklav. Që nesër, Kolegji Kardinalor do të ketë  vetëm 118 kardinaj zgjedhës, në një bashkësi prej 216 kardinajsh, domethënë, 57%. 43% që mbetet, përkon me 98 kardinajtë mbi të tetëdhjetat, domethënë,  që nuk kanë të drejtë as të zgjidhen, e as të zgjedhin Papën.

Kolegji Kardinalor:

Sot Kolegji Kardinalor numëron 216 kardinaj, të ndarë në tre grupe të barabarta:

72 kardinaj të krijuar nga Gjon Pali II     (33,3%)

72 kardinaj të krijuar nga Benedikti XVI(33,3%)

72 kardinaj të krijuar nga Françesku        (33,3%)

Nga fundi i vitit 2019, 4 kardinaj të tjerë - Telesphore Placidus Toppo, Edoardo Menichelli, Zenon Grocholewski e Laurent Monsengwo Pasinya do të mbushin 80 vjeç. Të katërt do të jenë mbi të tetëdhjetat nëntorin e ardhshëm. 

16 gusht 2019, 13:29